Kontrollet në shtëpinë e të FORTËVE të Niklës, Policia e Shtetit jep detajet: Iu dërguam edhe dronë, shkuam tek vëllez
22 Janar 2021, 11:19Nga DOSJA
KRUJË– Kontrollohen banesat e të fortëve të Niklës. Policia e Shtetit njofton se janë kontrolluar banesat e Durim Bamit, Valter Bamit, Bedri Hakës, Marklen Hakës, Gentjan Koçit, Ylli Çangut dhe Ervin Kodrës. Në njoftimin e dhënë për mediat, PSH bën me dije se kontrollet janë në vijimësi të një procedimi penal të nisur nga SPAK, për një grup të strukturuar kriminal ku bëjnë pjesë 7 të fortët e zonës, të njohur për një sërë ngjarjesh kriminale.
NJOFTIMI I PLOTE:
Policia e Shtetit Kontrolle në funksion të procedimit penal të ndjekur nga SPAK-u ndaj një grupi të strukturuar kriminal. Kontrollet për sigurimin e provave që do t’i shërbejnë hetimit, të zhvilluara në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në operacionin e kontrollit të banesave në Nikël, Krujë, janë përfshirë Drejtoria Hetimore Qendrore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Forcat Speciale Renea, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës e Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.
Gjatë operacionit të kontrollit, ku përdorën edhe dronë, janë zhvilluar kontrolle në 7 banesa, konkretisht: Në banesat e shtetasve: Durim Bami, Valter Bami, Bedri Haka, Marklen Haka, Gentjan Koçi, Ylli Çangu dhe Ervin Kodra. Gjatë kontrollit të banesave janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që do t’i shërbejnë hetimit në interes të procedimit penal.
TIRANË-Gruaja e Arben Bilalit ka kërcënuar me jetë prokurorin e rrethit gjyqësor Tiranë, Bajram Breçani. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pasditen e dj...
FUSHË KRUJË- Detaje të reja janë mësuar lidhur me operacionin e forcave RENEA në fshatin Nikël të Fushë Krujës. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se pë...
TIRANË– Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, e njohur ndryshe si SPAK, ka zgjatur me tre muaj për pezullimin nga detyra të ish- zv/drejtorin e OFL-s...
TIRANË– Një punëtor është plagosur pas rënies së një masivi shkëmbor në rrugë. Për këtë nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e policisë. Mirëpo Dosja.al...
SHKODËR– Bashkia Shkodër ka dhënë informacion në lidhje me gjendjen e tokave pas përmbyjteve dhe rikthimit të tyre. Sipas Bashkisë janë 738 hektarë tokë që...
NIKËL- Kontrolle blic në zonën e Niklës në Fushë Krujë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë mbrëmjes së djeshme në zonë janë zhvilluar aksione nga a...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës. Dosja.al ka në faqe të parë dëbimin e diplomatit rus në Tiranë. Ky vendim u mor pasi sipas ins...