Aktualitet

Përmbyjet në Shkodër, Bashkia njofton: 738 ha tokë nën ujë, rruga në Obot mbetet e bllokuar

22 Janar 2021, 09:50 Nga DOSJA
Përmbyjet në Shkodër, Bashkia njofton: 738 ha tokë nën

SHKODËR– Bashkia Shkodër ka dhënë informacion në lidhje me gjendjen e tokave pas përmbyjteve dhe rikthimit të tyre. Sipas Bashkisë janë 738 hektarë tokë që janë ende nën ujë, ndërkohë që situata në Obot mbetet e njëjtë. Rruga është e bllokuar për mjetet e ulëta ndërkohë që mund të kalohet vetëm me ato të larta.

Ndërkohë vazhdon gwrryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Bashkia e Shkodrës: Situata nga përmbytjet:

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 22.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 5.65 m.(Kuota max 6.30 m).Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.01 m.(Kuota max 8.70 m).
Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 6.27m. (Kuota max 7.50 m).
Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 738 Ha

Tokë e pakultivuar 198 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 525 Ha
Grurë 15 Ha
Nj.A. Ana e Malit

Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 15cm.
Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 480 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
Tokë e pakultivuar 95 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 380 Ha
Grurë 5 Ha
Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 250 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan,Shirq,Suka-Dajç), nga të cilat :

Tokë e pakultivuar 100 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 140Ha
Grurë 10 Ha
Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethinat

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 8 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)

Tokë e pakultivuar 3 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

-Kërkohert mbeshtetje me baze ushqimore per gjene e gjalle ( koncentrat) për NJ. A. Ana e Malit dhe Dajç, sipas kërkesës të bërë nga Bashkia Shkodër me nr.689 prot, datë.14.01.2021.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi shkoder moti i keq ne shqiperi shkoder

Sondazh

Poll