Aktualitet

I kërkuar nga Italia, arrestohet me qëllim ekstradimi 54-vjeçari i dënuar për organizatë kriminale

22 Janar 2021, 07:48 Nga DOSJA
I kërkuar nga Italia, arrestohet me qëllim ekstradimi

ELBASAN– Një 54-vjeçar ka rënë në duart e policisë së Elbasanit, në bashkëpunim me Interpol Tirana pasi ishte i shpallur në kërkim nga Italia. I arrestuari me origjinë shqiptare ishte në kërkim pasi akuzohet nga gjykata e Torinos si person që ka marrë pjesë në organizata kriminale për vjedhje me dhunë dhe grabitje. Personi me inicialet R.E pritet të ekstradohet drej Italisë.

NJOFTIMI I POLICISE:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Arrestohet një shtetas shqiptar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:R. E., 54 vjeç, banues në Elbasan.Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Torinos, Itali, në datën 25.11.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale për vjedhje me dhunë dhe grabitje”, parashikuar nga Kodi Penal italian.Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 54 vjecari ne elbasan arrestohet 54 vjecari ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Janar 2021, 06:45

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar lidhur me jetën e të dënuarve për 4 vrasjet e 21 janarit.I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha tha se ...