Aktualitet

FOTO/ Ishte e rrezikshme! Banori gjen një predhë luftarake në lumin Mat, bëhet shpërthimi i kontrolluar i saj

22 Janar 2021, 07:57 Nga DOSJA
FOTO/ Ishte e rrezikshme! Banori gjen një predhë luftarake në

KLOS–Një banor i zonës së Klosit ka gjetur një predhë luftarake në bregun e lumit Mat. Teksa ka qënë duke mbledhur dru zjarri në lum, banori është përballur me predhën për të cilën ka njoftuar menjëherë autoritetet lokale nga frika se mos shpërthente.

Pas kqyrjes së predhës policia lokale ka njoftuar forcat xhenjere pranë Ministrisë së Mbrojtjes pasi predha ishte me diegore dhe e rrezikshme për të shpërthyer. Predha është ruajtur nga policia deri në mbërritjen e forcave xheniere nga Tirana, të cilët kanë bërë shpërthim të kontrolluar të predhës, duke eleminuar rrezikshmërinë e saj.

Predha në fjalë dyshohet të ketë ardhur nga tunelet që ndodhen tek ish pazari i vjetër, megjithëse ato janë çertifikuar si të pastra 4 vite më parë kur Ministria e Mbrojtjes drejtohej nga ish ministrja Mimi Kodheli.

Nuk dihet nëse në atë zonë ka të tjera predha që mund të rrezikojnë jetën e banorëve.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet predhe ne lumin mat predhe ne lumin mat

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Janar 2021, 06:45

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar lidhur me jetën e të dënuarve për 4 vrasjet e 21 janarit.I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha tha se ...