Aktualitet

KUJDES! Paralajmërohen sërish përmbytje, nga nesër fillojnë shirat në vend. Më të rrezikuarat Shkodra, Kukësi e Vlora

22 Janar 2021, 08:15 Nga DOSJA
KUJDES! Paralajmërohen sërish përmbytje, nga nesër

TIRANË– Shqipëria pritet që të përmbytet sërish. Sipas llogaritjeve të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, duke filluar nga dita e nesërme dhe deri më 26 janar, pra për plot 3 ditë, vendi do të përfshihet nga reshje intensive shiu.

Sipas parashikimeve reshjet e shiut do të jenë më të përqëndruara në veri dhe në jug të territorit, duke shkaktuar rritjen e prurjeve të lumenjve Drin-Buna në Veri e Vjosa në Jug dhe liqenit të Shkodrës. Po ashtu mund të ketë vërshime të mëdha edhe të përrenjve, të cilët mund të shkaktojnë rrëshqitje dherash.

Qarqet më të rrezikuara janë: Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër. Ndërkohë edhe lumenjtë e tjerë do kenë rritje të prurjeve por parashikohen me rrezik më të ulët nga përmbytjet. Disa ditë më parë, njoftimi i IGJEUM, u shpërnda edhe nga Ministria e Mbrojtjes por nuk dihet ende se çfarë masash janë marrë për të shmangur skenarin e pak javëve më parë. 

Shirat që pushtuan vendin, të ndikuar edhe nga stuhia Filomena, kanë lënë ende pasoja në Shkodër. Bashkia njofton se 738 ha tokë janë nën ujë, ndërsa rruga në Obot mbetet e bllokuar dhe nuk kalohet pa mjete të larta, pasi uji kap 15 cm. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet igjeum moti ne shqiperi parashikimi i motit permbytje ne shqiperi igjeum moti ne shqiperi parashikimi i motit permbytje ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Janar 2021, 06:45

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar lidhur me jetën e të dënuarve për 4 vrasjet e 21 janarit.I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha tha se ...