Bledi Çuçi flet për BMW-në e superlakuar: Kam minimizuar eskortën, jam në ‘luftë’ me personelin e gardës
21 Janar 2021, 19:34Nga DOSJA
TIRANË– Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është shprehur se e ka minimizuar krejtësisht eskortën e tij shoqëruese, duke nisur që nga “BMW”-ja e superlakuar që përdorte paraardhësi i tij Sandër Lleshaj, por pa përmendur konkretisht se çfarë masash ka marrë.
I ftuar në “Radar”, Çuçi tha se madje është në “luftë” me personelin e gardës pasi ata kanë detyrimin ligjor për ta bërë, por ai vetë dëshiron ta minimizojë vëzhgimin.
“Unë e kam minimizuar në maksimum. Madje kam “luftë” me personelin e gardës pasi ata kanë detyrimin ligjor për ta bërë, por unë e kam minimizuar dhe dëshiroj ta minimizoj. Përsa i përket emërimit tim, këtu ku jam…nuk tha kryeministri erdhi pa dëshirë, as unë.
Nuk është cështje dëshire për detyrimi. Unë jam në politikë, pjesë e ekipit qeverisës prej 2013. Në momente të caktuara kapiteni apo trajneri i vendos në pozicione të ndryshme ku mendon se mund të maksimalizojnë rezultatin e qeverisjes. Ka preferencat e veta, por e kemi kuptuar gabim këtë. Ishte një lapsus i ish-ministrit Lleshaj,”- tha ai.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Në 15- vjetorin e ndarjes nga jeta, Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar presidentin historik të Kosovës Ibrahim Rugova.në një postim që ka bë...
TIRANË– Presdienti Ilir Meta, ditën e sotme ka zhvillaur një takim me Avokatin e Popullit Erinda Ballanca, ku në fokus të diksutimeve kanë qenë, problemet ...
Politike21 Janar 2021, 17:40
TIRANË– Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integri, Monika Kryemadhi ditën e sotme ka zhvillaur një takim me me strukturat e LSI në Tiranë. N...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar sot pasdite ekspozitën ‘Thyer”. Në një foto të publikuar nga Aurela Basha, gruaja e liderit të Partisë...
TIRANË– Diplomati rus, i cili është shpallur ‘non grata’ nga Shqipëria ka shkelur rregullat Anti-Covid, gjatë muajit prill të vitit të shkuar.Abcnews...
TIRANË– Ditën e sotme, ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ambasadori i BE Luigi Soreca u takuan me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.Në një postim në rrjete...
TIRANË– Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme ka shpallur ‘non grata’, diplomatin rus, Alexey Krivosheev. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga ana e M...
KRUJË– Mesditën e sotme kryeministri Edi Rama ishte në Bubq ku inspektoi nga afër punimet për ndërtimin e 75 shtëpive dhe pallateve 4-katësh,Videon e vizit...
TIRANË – Ditën e sotme PD, PS dhe LSI, kanë paraqitur dokumentacionet për propozimet përkatëse, për propozimin e anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve...
TIRANË – Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari është shprehur se alternativa që sot rilindja ka përballë qytetarëve të Korçës është alte...