Politike

Braimllari: Korça po përballet me politikën klienteliste, Niko Peleshi ka përqendruar gjithçka në duart e tij

21 Janar 2021, 14:54 Nga DOSJA
Braimllari: Korça po përballet me politikën klienteliste, Niko

TIRANË – Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari është shprehur se alternativa që sot rilindja ka përballë qytetarëve të Korçës është alternativa e klientelizmit.

Në një postim në rrjetet sociale, Braimllari shprehet Korça vuan prej vitesh politikën klienteliste të kthyer në monopol nga Niko Peleshi, ministri i mbrojtjes i emëruar para pak ditësh nga kryeministri Rama.

Postimi i plote:

Nuk mundet sot Niko Peleshi, por të gjithë drejtuesit e qarkut Korçë të flasin për alternativë.

Pse? Sepse alternativa që sot rilindja ka përballë qytetarëve të Korçës është alternativa e klientelizmit, alternativa e pushtetit në duart e një personi.

Sot Niko Peleshi ka përqendruar gjithçka në duart e tij, në kurriz të 99% të qytetarëve të Korçës. Sot Korça vuan mungesën e vendeve të punës, për shkak të politikës së gabuar dhe klienteliste që ka ndjekur Niko Peleshi. Sot Korça vuan pa masë largimin e të rinjve e të rejave nga vendi. Sot të rinjtë e të rejat shkojnë e punojnë në Greqi apo në Maqedoninë e Veriut dhe nuk kanë mundësi të punojnë në Korçë.

Pse? Sepse politika që ka ndjekur Niko Peleshi është se si të pasurojë bizneset e tij personal dhe të njerëzve të tij dhe jo të ndihmojë qytetarët.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike endrit braimllari endrit braimllari

Sondazh

Poll