Politike

“Mos t’i bëjmë shkollat e shtëpitë meqë po vijnë zgjedhjet?”, Rama kapet me komentuesit pas inspektimeve të rindër

21 Janar 2021, 15:18 Nga DOSJA
“Mos t’i bëjmë shkollat e shtëpitë meqë po

KRUJË– Mesditën e sotme kryeministri Edi Rama ishte në Bubq ku inspektoi nga afër punimet për ndërtimin e 75 shtëpive dhe pallateve 4-katësh,

Videon e vizitës Rama e ka ndarë në rrjetin social ‘Facebook’, ku shkruan: “Bubq, Krujë – Pas përfundimit të krejt infrastrukturës nis puna për ndërtimin e 75 shtëpive dhe 7 pallateve katërkatësh, ndërkohë që themelet e shkollës së re sapo kanë përfunduar e po hidhet pllaka e katit të parë‘.

Njëri nga komentuesit, i ka shkruar Ramës se e gjitha kjo, ndodh për shkak të afrimit të datës së zgjedhjeve, ndërsa nuk ka vonuar përgjigjja e kryeministrit.

Si t’ia bejme sipas teje Gjon, te mos i bejme shkollat dhe shtepite meqe po vijne votimet apo e ke harruar qe une keshtu kam dale qekur kam marre kete detyre?! S’ka problem, ti prit votimet kurse une do vazhdoj keshtu se s’ka kohe per te pushuar!”, është përgjigjur Rama.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne bubq edi rama ne bubq

Sondazh

Poll