Problemet e pronave në bregdet/ Mbi 60 ankesa tek Avokati i Popullit për projektin ‘Vlorë-Orikum’, Meta kërkon transpare
TIRANË– Presdienti Ilir Meta, ditën e sotme ka zhvillaur një takim me Avokatin e Popullit Erinda Ballanca, ku në fokus të diksutimeve kanë qenë, problemet e pronave të banorëve të Radhimës, Orikumit, Tragjasit dhe Dukatit.
Sipas një njoftimi nga presidenca bëhet me dije se Meta i ka paraqitur potecionin që kanë bërë banorët për shkeljen e të drejtave të tyre themelore në procesin e hartimit të projektit infrakstrukturor Vlorë -Radhimë- Orikum. Presidenti njofton se Avokati i Popullit e ka vënë në dijeni se janë mbi 60 ankesa që i janë drejtuar nga banorët lidhur me këtë projekt dhe se ky institucion, ka filluar një hetim administrativ për këtë çështje.
Meta e nxiti Ballancën të përfundojë vlerësimin e ankesave të komunitetit lidhur me mosrespektimin e pretenduar të të drejtave dhe lirive themelore gjatë hartimit, miratimit dhe implementimit të projektit.
21 janar 2021
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, me kërkesën e Tij, priti sot në një takim Avokatin e Popullit, znj.Erinda Ballanca. Presidenti Meta i bëri me dije Avokates së Popullit peticionin dhe shqetësimet e drejta të ngritura nga banorët e Radhimës, Orikumit, Tragjasit dhe Dukatit, gjatë takimit të zhvilluar me ta, për shkeljen e të drejtave të tyre themelore në procesin e hartimit të projektit infrakstrukturor “Rehabilitimi dhe ndërtimi i objekteve në afërsi të rrugës bregdetare Vlorë-Orikum” (Rikualifikimi i Vijës Bregdetare Vlorë – Radhimë- Orikum), si dhe trajtimit të pronave të tyre të ndodhura në këtë aks rrugor. Shumë shpejt do të bëhet vlerësimi final dhe hartimi i një Raporti Përfundimtar në lidhje me këto problematika, që janë në shqyrtim prej Avokatit të Popullit dhe që banorët i kanë ngritur së fundmi edhe tek Presidenti i Republikës”, – sqaroi znj.Ballanca. Presidenti Meta e nxiti Avokatin e Popullit të përfundojë brenda një kohe të arsyeshme, në mënyrë objektive dhe të pavarur, vlerësimin e ankesave të komunitetit lidhur me mosrespektimin e pretenduar të të drejtave dhe lirive themelore, të garantuara nga KEDNJ, Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi, gjatë hartimit, miratimit dhe implementimit të projektit infrastrukturor “Vlorë-Orikum”. Qytetarëve u nevojitet transparencë, pasi çdo projekt infrastrukturor i një rëndësie kaq të madhe duhet të jetë i mirëmenduar, i konsultuar sipas kërkesave të ligjit dhe duhet të respektojë të drejtat themelore kushtetuese të banorëve dhe pronarëve. Avokati i Popullit është pjesë e atyre institucioneve të veçanta, që me punën e tij, bën të mundur të garantohet funksionimi i shtetit ligjor, në respektim të të drejtave të njeriut. Ndaj pritshmëritë dhe shpresat që kanë qytetarët tek ky institucion, duhen justifikuar me punë objektive dhe të pavarur”, – theksoi Presidenti Meta. Kreu i Shtetit vlerësoi se roli i Avokatit të Popullit është i pazëvendësueshëm në këtë çështje edhe për faktin se rekomandimet e tij për veprimtarinë e çdo institucioni publik, janë një nga mjetet që nxjerrin në pah të vërtetën, luftojnë padrejtësitë e ushtrimit jo korrekt të pushtetit publik dhe rikthejnë besimin tek shteti i së drejtës.
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Me të shoqen në ekspozitë, Basha ‘shpalos’ shpirtin artistik, Aurela i publikon foton: Bashkë kundër të keqes
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar sot pasdite ekspozitën ‘Thyer”. Në një foto të publikuar nga Aurela Basha, gruaja e liderit të Partisë...
Shkeljet nisën në muajin prill, diplomati rus lëvizte në çdo lloj ore në Tiranë, dilte natën e ditën pa maskë, injoroi
TIRANË– Diplomati rus, i cili është shpallur ‘non grata’ nga Shqipëria ka shkelur rregullat Anti-Covid, gjatë muajit prill të vitit të shkuar.Abcnews...
Ambasadorja amerikane dhe Soreca takim me anëtarët e GJK, Kim: Gjykatësit të veprojnë me pavarësi në dhënien e drejtësi
TIRANË– Ditën e sotme, ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ambasadori i BE Luigi Soreca u takuan me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.Në një postim në rrjete...
Nuk respektoi masat anti-COVID, shpallet ‘non grata’ diplomati rus, Ministria e Jashtme: Vetëm 72 orë kohë të largohet n
TIRANË– Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme ka shpallur ‘non grata’, diplomatin rus, Alexey Krivosheev. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga ana e M...
“Mos t’i bëjmë shkollat e shtëpitë meqë po vijnë zgjedhjet?”, Rama kapet me komentuesit pas inspektimeve të rindër
KRUJË– Mesditën e sotme kryeministri Edi Rama ishte në Bubq ku inspektoi nga afër punimet për ndërtimin e 75 shtëpive dhe pallateve 4-katësh,Videon e vizit...
Propozimet për anëtarë të KZAZ-ve/ Tom Doshi çon komisionerë vetëm në dy qarqe
TIRANË – Ditën e sotme PD, PS dhe LSI, kanë paraqitur dokumentacionet për propozimet përkatëse, për propozimin e anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve...
Braimllari: Korça po përballet me politikën klienteliste, Niko Peleshi ka përqendruar gjithçka në duart e tij
TIRANË – Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari është shprehur se alternativa që sot rilindja ka përballë qytetarëve të Korçës është alte...
“A nuk e ndjen edhe ti këtë?”, Basha poston videon: Rama ka dështuar, bashkë do të sjellim ndryshimin për të gjithë!
TIRANË – Kryetari i Partisw Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një video të shpërndarë në rrjetet sociale, shkruan se Rama ka dështuar dhe se vetë...
U caktua drejtues politik në Berat! Prezantohet para simpatizantëve Tomor Alizoti, premtimi: Kam ardhur me energji
BERAT– Prezantohet drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Beratit, Tomor Alizoti. Ditën e sotme, simpatizantë të demokratëve dhe drejtues të PD në...