Politike

Propozimet për anëtarë të KZAZ-ve/ Tom Doshi çon komisionerë vetëm në dy qarqe

21 Janar 2021, 15:11 Nga DOSJA
Propozimet për anëtarë të KZAZ-ve/ Tom Doshi çon

TIRANË – Ditën e sotme PD, PS dhe LSI, kanë paraqitur dokumentacionet për propozimet përkatëse, për propozimin e anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve, pas kërkesës së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Ndërkohë, siç bëhet me dije në njoftimin e KZAZ-së PSD që drejtohet nga Tom Doshi ka bërë dorëzim të pjesshëm të tyre. Mësoeht se kjo parti ka dorëzuar komisionerë vetëm në Shkodër dhe Tiranë, dhe pse ka nga një vend në të gjithë Shqipërinë.

Sipa njoftimit për vendet që kanë mbetur bosh, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi do të vendosë nëse  do të zëvendësohen me emra të PS-së, apo do emërohen kandidatë nga shoqëria civile.

NJOFTIMI: 

Tiranë më 21.01.2020
Përditësim informacioni lidhur me propozimet për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve.
Referuar Kodit Zgjedhor, vendimit nr.5, datë 07.01.2021 të Komisionit Rregullator dhe vendimeve nr. 40, datë 23.12.2020 dhe nr.5, datë 07.01.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, të drejtën për të propozuar anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve e kanë Partia Socialiste e Shqipërisë, Partia Demokratike e Shqipërisë, Lëvizja Socialiste për Integrim, dhe Partia Social Demokrate. Këto parti politike dorëzuan brenda afatit propozimet e tyre, të cilat u morën në shqyrtim nga Administrata e KQZ-së.
Sipas procedurave ligjore, në rastet e konstatimit të mangësive apo parregullsive, partitë politike u njoftuan për plotësimin e dokumentacionit.  Aktualisht, ka përfunduar shqyrtimi i propozimeve dhe dokumentacionit përkatës të propozimeve për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve, ku rezulton se PD, PS, LSI i kanë plotësuar kërkesat ligjore për propozimet e tyre, ndërsa PSD ka bërë dorëzim të pjesshëm të propozimeve për anëtarë të KZAZ-ve. Pas përfundimit të depozitimit shqyrtimit dhe plotësimit të dokumentacionit për propozimet për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve, KQZ do të vijojë me emërimin e tyre dhe më pas me ngritjen dhe konstituimin e KZAZ-ve.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kzaz tom doshi kzaz tom doshi

Sondazh

Poll