Bota

“S’i kam bërë presion Haradinajt për taksën”, deputeti i AAK-së: Mohimi i Ramës është neveritës

2 Maj 2019, 06:22 Nga DOSJA
“S’i kam bërë presion Haradinajt për

Kosovë- Deputeti i Kuvendit të Kosovës, i partisë AAK-së, Muharrem Nitaj ka reaguar pas deklaratës së Edi Ramës për Ramush Haradinajn.  Deputeti i kësaj partie, Muharrem Nitaj shprehet se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është në anën e gabuar.

“Nuk i jap të drejte vetes për të komentuar se çfarë ka ndodhur në Berlin, por loja me fjalë e Edi Ramës për mohimin se ai nuk i paska kërkuar Ramush Haradinajt heqjen e taksës, por ia paska sugjeruar në dy raste pezullimin e saj, është neveritëse dhe nën dinjitetin e një kryeministri.”, shprehet ai.

Një ditë më parë, kryeministri Rama u shpreh se asnjëherë nuk i kanë bërë presion Haradinajt për heqjen e taksës. (lexo këtu)

Postimi i plotë:

Deklarata e Edi Rames, nen dinjitetin e nje kryeministri

Nuk i jap te drejte vetes per te komentuar se cfare ka ndodhur ne Berlin, por loja me fjale e Edi Rames per mohimin se ai nuk i paska kerkuar Ramush Haradinajt heqjen e takses, por ia paska sugjeruar ne dy raste pezullimin e saj, eshte neveritese dhe nen diniitetin e nje kryeministri.

Aq me teper kur ne katrahuren gjuhesore te tij, i pervijohet edhe fjala genjeshter, ani se ne te njejtin shkrim te tij, edhe vet e pranon se ne dy raste i paska sigjeruar Haradinajt ta pranoje kerkesen per pezullimin e takses!

Pse si e paska konceptuar Edi Rama sugjerimin per pezullimin e takses!? Mbeshtetje jo se jo!! Nderkaq sugjerimi, per ne ne Kosoves, nuk eshte hiç me pak se kërkese!

Edi Rames nuk ia heq dot kush te drejten te flase per Kosoven, por kjo nuk do te thot se ai mund ta eklipsoje deshtimin e politikes se tij, duke vjellur vner ndaj nje vendimi sovran të Qeverise e të Kryeministrit të Kosovës!

Nese Edi Rama do qe vertete te flase e ta ndihmoje Kosoven, duhet te mos marre ane, jo vetem ne relacionin ndermjet Kosoves e Serbise, por as brendaperbrenda Kosoves, siç ne nuk po marrim anë ne perplasjen e madhe politike ne Tirane!

“Gojet e keqija”po flasin se Edi Rama, jo vetem se ka marre ane, por ka kohe qe eshte ne anen e gabuar!

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni edi rama muharrem nitaj ramush haradinaj taksa per mallrat serbe edi rama muharrem nitaj ramush haradinaj taksa per mallrat serbe

Sondazh

Poll