E rëndë në Vlorë, makina aksidenton buzë rruge efektivin e policisë, drejtuesi largohet nga vendngjarja
21 Janar 2021, 17:41Nga DOSJA
VLORË– Një efektiv policie me inicialet M.S., është plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Nësohet se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës, pranë një karburanti.
Efektivi ka qenë anash rrugës, në momentin që një automjet e ka përplasur. Më pas, autori i ngjarjes është larguar nga vendi në drejtim të paditur.
Në videon e mëposhtme shihet që në vendin e ngjarjes, pranë një karburanti janë mbledhur forca të shumta policie. Nga ana tjetër efektivi është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Grupi hetimor po punon për zgjardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe për identifikimin e drejtuesit të mjetit që përplasi efektivin.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 21.01.2021, rreth orës 19:00, në lagjen Kushtrim, Vlorë, një mjet i markës benz, me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarje shtetasin M. S, i cili ndodhet në spital, në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ELBASAN– Qyteti i Elbasanit është përfshirë nga trazira e rrëmuja ndërkohë që nisi derbi Partizani-Tirana. Dosja.al ka mësuar se tifozët e këtyre dy klubeve jan...
ITALI-Një shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Itali. Telenord bën me dije se ai është kapur në flagrancë nga policia duke kërcënuar ish-partneren e tij se...
TIRANË– Gazetari Bledian Koka e ka cilësuar ‘mish për topin e 25 prillit’ shpalljen e katër viktimave të 21 janarit, si “Dëshmorë të Atdheut”. Në një posti...
TIRANË– Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve ka deklaruar se studentet janë persona që vijnë nga rrethet e për pasojë, kanë më tepër mudësi ta ...
TIRANË– Mira Rakacolli, kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve është shprehur se fluturimet me Britaninë e Madhe do të mbeten të pezulluara për n...
TIRANË – Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës pritet të dalë me kandidatin e tyre për deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.Ky fakt ësh...
TIRANË- Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë, Silva Bino, teksa ka folur për vendimin se Universitetet vazhdojnë mësimin online, ka thënë se një nga s...
Aktualitet21 Janar 2021, 15:57
TIRANË- Ministrja Arsimit Evis Kushi, e cila ishte e pranishme në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, ku është marrë vendimi që Universitetet të va...