Aktualitet

Derbi Partizana-Tirana nis me dhunë, tifozët djegin makinën në Elbasan dhe thyejnë xhamat e dy lokaleve, tre të plagosur e

21 Janar 2021, 17:11 Nga DOSJA
Derbi Partizana-Tirana nis me dhunë, tifozët djegin makinën

ELBASAN– Qyteti i Elbasanit është përfshirë nga trazira e rrëmuja ndërkohë që nisi derbi Partizani-Tirana. Dosja.al ka mësuar se tifozët e këtyre dy klubeve janë përleshur me njëri-tjetrin, por kanë shkaktuar dëme të mëdha edhe në bizneset e qytetit të Elbasanit.

Konkretisht janë thyer xhamat e dy lokaleve dhe është djegur një automjet, duke bërë që të gjithë vendin ta mbulojë tymi. Në vendin e ngjarjes, siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga Dosja.al kanë mbërritur forca të shumta policie.

Si pasojë e dhunës së ushtruar janë plagosur tre persona, dhe dhjetëra të tjerë janë shoqëruar në komisariat. Ata do të merren në pyetje për dhunën e ushtruar dhe për shkaqet që i çuan të vepronin në këtë mënyrë. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet derbi partizani tirana elbasan sherr mes tifozeve ne elbasan sherr mes tifozeve partizani-tirana derbi partizani tirana elbasan sherr mes tifozeve ne elbasan sherr mes tifozeve partizani-tirana

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Janar 2021, 15:57

TIRANË- Ministrja Arsimit Evis Kushi, e cila ishte e pranishme në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, ku është marrë vendimi që Universitetet të va...