Aktualitet

‘4 dëshmorët e 21 Janarit’, Bledian Koka: Mish për top, Rama u ka borxh 11.2 milionë lekë familjeve (Arsyet)

21 Janar 2021, 16:29 Nga DOSJA

TIRANË– Gazetari Bledian Koka e ka cilësuar ‘mish për topin e 25 prillit’ shpalljen e katër viktimave të 21 janarit, si “Dëshmorë të Atdheut”. Në një postim në rrjetet sociale, Koka shkruan se këtë Rama mund ta kishte bërë edhe më 21 janar të vitit të kaluar, por sipas tij, ai zgjodhi t’i akordonte fiks tre muaj para zgjedhjeve.

Bazuar në kohën kur u miratua ligji i propozuar nga qeveria, në dhjetor të vitit 2018, dhe dekretimi nga Presidenti Ilir Meta, në datën 14 janar 2019, Koka shton se Rama tashmë është në borxh me familjarët e viktimave.

Në një koment poshtë statusit të tij, ai shkruan se Rama u ka borxh 11.2 milionë lekë familjeve të viktimave.

Komenti:

Statusi i plotë i gazetarit:

4 dëshmorët e 21 Janarit, si mish për topin e 25 Prillit! Në 20 dhjetor të vitit 2018, Parlamenti miratoi një ligj të propozuar nga qeveria, i cili përpos të tjerave, parashikonte që shpalljen ‘Dëshmorë të Atdheut’ të katër të vrarëve të 21 Janarit.

Pika ‘ll’ e nenit 5 të ligjit parashikon që do shpallen ‘Dëshmor të Atdheut’ edhe shtetasit shqiptarë të vrarë gjatë tubimeve paqësore dhe pa armë për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Ky kriter plotësohet nga katër të vrarët në 21 Janar, pasi Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika nuk kishin armë dhe po protestonin paqësisht, ndërsa ngjarja ka ndodhur pas datës 8 dhjetor 1990, afat i parashikuar në projektligj. Ligji u dekretua nga Presidenti Ilir Meta në datën 14 janar 2019, ndërsa botua në Fletoren Zyrtare një ditë më pas, pra në 15 janar 2019. Ligji hyri në fuqi në datën 30 janar 2019. Pas kësaj date, mund të nisnin procedurat për shpalljen dëshmorë ‘Dëshmorë të Atdheut’ të katër protestuesve të 21 Janarit. Praktikisht Edi Rama mund ti kishte shpalluar 4 viktimat deshmore, qe ne 21 Janar te vitit 2020. Por fakti eshte se ai “21 Janar” nuk koincidonte me kete “21 Janarin” e sotme 3 muaj para zgjedhjeve te 25 Prillit. Andaj sot edhe njehere ne qajme 4 qytetare te pafajshem te cilet humben jeten per Edi Ramen kryeminister. Mesa duket gjaku i tyre i duhet lugatit te Surrelit edhe njehere here tjeter…

p.s…Ndërkaq, familjet e Dëshmorëve të Atdheut gëzojnë nderim e përkrahje të veçantë nga shteti. Ato përfitojnë shpërblim financiar mujor 7 mije lek ne muaj…

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama u ka akorduar titullin “Dëshmorë të Atdheut”, katër viktimave të 21 janarit, projektligj që e kaloi më në fund, vetëm 3 muaj para zgjedhjeve parlamentare.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 10 vite nga 21 janar 2011 21 janar 2011 bledian koka 10 vite nga 21 janar 2011 21 janar 2011 bledian koka

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Janar 2021, 15:57

TIRANË- Ministrja Arsimit Evis Kushi, e cila ishte e pranishme në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, ku është marrë vendimi që Universitetet të va...