Politike

Lëvizja VetëVendosje SHPALL 2 kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit

21 Janar 2021, 12:09 Nga DOSJA
Lëvizja VetëVendosje SHPALL 2 kandidatët për deputetë

TIRANË– Lëvizja VetëVendosje ka zyrtarizuar kandidatët për deputetë në zgjedhjet parlemantarë të 25 prillit. Mësohet se Boiken Abazi do të kandidojë për të marrë vota në Tiranë, ndërsa Iljaz Shehu në qarkun e Lezhës.

Ndërkohë që gjatë ditëve në vijim pritet që të dalin edhe emrat e kandidatëve të tjerë nga forca simotër e LVV-së në Kosovë, e cila drejtohet nga ish-kryeministri Albin Kurti.

Vetëvendosje, dega Tiranë, i shtohet disa partive të tjera të vogla që garojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare, përfshirë Nismën Thurje, partinë e ish-kryeparlamentares Topalli, apo partinë që do të udhëhiqet nga deputeti, Myslym Murrizi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike boiken abazi iljaz shehu lëvizja vetëvendosje levizja vetevendosje ne tirane boiken abazi iljaz shehu lëvizja vetëvendosje levizja vetevendosje ne tirane

Sondazh

Poll