Politike

Çështja e 21 janarit/ Ministrja Gjonaj: Prokuroria duhet të hetojë!

21 Janar 2021, 11:57 Nga DOSJA
Çështja e 21 janarit/ Ministrja Gjonaj: Prokuroria duhet të

TIRANË– Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka deklaruar se prokuroria duhet të hetojë çështjen e 21 janarit. Në një deklaratë për ‘abcnews’ Ministrja është shprehur se duhen nisur hetimet nga ana e prokurorisë e se policia e ka bërë punën e saj.

“Policia bëri punën e saj. Prokuroria tashmë do të hetojë”, deklaroi Gjonaj.

Ky reagim vjen një ditë më pas nga kërkesa e policisë për rihapjen e dosjes së ’21 janarit’.

Paraditen e sotme, vetëm 3 muaj para zgjedhjeve, kryeministri Edi Rama shpalli 4 të vrarët më 21 janar 2011, gjatë protestave në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, “Dëshmorë të Atdheut”. Para familjarëve të viktimave, Rama ka premtuar drejtësi duke u shprehur se nga ngjarja kishte nxjerrë ‘leksione’ lidhur me protestat e qytetarëve.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 10 vite nga 21 janar 2011 etilda gjonaj 10 vite nga 21 janar 2011 etilda gjonaj

Sondazh

Poll