Bota

“Plumbi akull” i futet në sy, vdes kirurgia 27-vjeçare në Siberi (Foto)

1 Maj 2019, 20:44 Nga DOSJA
“Plumbi akull” i futet në sy, vdes kirurgia 27-vjeçare

SIBERI– Një kirurge 27-vjeçare ka humbur jetën pasi një plumb akulli e ka goditur në sy. Ngjarja ndodhi në Labytnangi, një qytet në Siberinë perëndimore.

Teksa kirurgia po udhëtonte me bashkëshortin e saj, i cili po ngiste makinën, një “plumb akulli” u ngrit nga një kamion që udhëtonte para tyre, theu xhamin dhe i hyri 27-vjeçares në sy.

Evgenia Elistratova, vdiq menjëherë nga plaga e rëndë që i shkaktoi goditja e akullit në kokë.

Pavarësisht se kamioni ishte në një distancë mjaft të largët makina e çiftit, shpejtësia e plumbit që kishte ngecur në rrotat e automjetit ishte mjaft e madhe.

Policia deklaroi më tej se akulli ka qenë i përzierë me zhavorr. Ndërkohë çifti ishin martuar para 6 muajsh dhe po planifikonin të ndërtonin një familje.

(f.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota plumbi akull siberi vdes 27-vjecarja plumbi akull siberi vdes 27-vjecarja

Sondazh

Poll