Bota

Boris Johnson uron Joe Biden: Udhëheqja e Amerikës është jetike, pres që të punoj me Presidentin 

20 Janar 2021, 17:31 Nga DOSJA

BRITANI- Kryeministri i Britanisë, Boris Johsnon, ka uruar Presidentin e SHBA-së Joe Biden pasi bëri betimin e tij si dhe Kamela Harris e cila tashmë është zyrtarisht zv.presidente e Amerikës.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Johsnon shkruan se udhëheqja e Amerikës është jetike për çështjet që kanë rëndësi për të gjithë, sakaq shton se pret të punojë me Biden.

 “Urime Joe Biden për betimin si President i Shteteve të Bashkuara dhe Kamala Harris për inaugurimin e saj historik. Udhëheqja e Amerikës është jetike për çështjet që kanë rëndësi për të gjithë ne, nga ndryshimi i klimës te COVID, dhe unë pres që të punoj me Presidentin Biden ”– shkruan ai.

.

Joseph Biden Jr është betuar sot në ndërtesën e Kapitolit, me dorën mbi biblën e familjes së tij që nga viti 1893, duke u bërë kështu zyrtarisht Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më herët u betua dhe zëvendësja e tij, Kamala Harris. E gjithë ceremonia e inagurimit është zhvilluar e qetë, por me masa të rrepta sigurie. Pak orë më parë një alarm për bombë në Gjykatën e Lartë shqetësoi Gardën Kombëtare, por ishte thjesht një alarm fals.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota inagurimi i biden inagurimi i biden

Sondazh

Poll

Bota 20 Janar 2021, 16:49

Betohet Joe Biden si President i SHBA-ve 

SHBA- Joe Biden është betuar si Presidenti i 46 i Sheteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë betimit të Biden të gjithë të pranishmit janë ngritur në këmbë dhe kan...