Bota

Richard Grenell uron Joe Biden: Duam që të jetë i suksesshëm, për ta bërë shtetin më të fortë!

20 Janar 2021, 17:26 Nga DOSJA
Richard Grenell uron Joe Biden: Duam që të jetë i

SHBA-Ish-emisari special i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka uruar Joe Bidenin pas betimit si president i 46-të ShBA-së.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Grenell shkruan se dëshiron që Biden të jetë i sukseshëm në mënyrë që ta bëjë shtetin më të fortë.

“Ne duhet ta urojmë presidentin e ri amerikan Joe Biden sepse ne e duam Amerikën. Ne duam që ai të jetë i suksesshëm për ta bërë shtetin tonë më të fortë. Dhe ne nuk duhet të bëjmë çfarë ana tjetër ka bërë ndaj nesh për 4 vjet – duke qenë kundër gjithçkaje që ai bën”, ka shkruar Grenell.

We must congratulate the new American President @JoeBiden because we love America. We want him to succeed in making our great country stronger.

And we must not do what the other side did to us for 4 years – gratuitously & recklessly be against everything he does.

— Richard Grenell (@RichardGrenell) January 20, 2021

Joseph Biden Jr është betuar sot në ndërtesën e Kapitolit, me dorën mbi biblën e familjes së tij që nga viti 1893, duke u bërë kështu zyrtarisht Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më herët u betua dhe zëvendësja e tij, Kamala Harris. E gjithë ceremonia e inagurimit është zhvilluar e qetë, por me masa të rrepta sigurie. Pak orë më parë një alarm për bombë në Gjykatën e Lartë shqetësoi Gardën Kombëtare, por ishte thjesht një alarm fals.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota inagurimi i biden inagurimi i biden

Sondazh

Poll

Bota 20 Janar 2021, 16:49

Betohet Joe Biden si President i SHBA-ve 

SHBA- Joe Biden është betuar si Presidenti i 46 i Sheteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë betimit të Biden të gjithë të pranishmit janë ngritur në këmbë dhe kan...