Bota

20 Janar 2021, 17:39 Nga DOSJA

SHBA- Ka përfunduar ceremonia e inagurimit të betimit të Presidenttit të 46-të të SHBA-së, Joe Biden.

Siç shieht në fotot e mëposhtme, në ceromoninë e ditës së sotme, ku kanë marrë pjesë dhe figurat më të rëndësishme të politikës, si dhe zyrtarë nga e gjithë bota, është harruar dhe pandemia e Covid-19. 

Siç, shihet në fotot e mëposhtme në ceremoni nuk kanë munguar shtërngimet e duarve dhe përqafimet.

Por ajo që nuk ka kaluar pa u vënë re ka qenë momenti kur Joe Biden kap përdore bashkëshorten dhe largohen nga skena ku Presidenti bëri betimin.

Joseph Biden Jr është betuar sot në ndërtesën e Kapitolit, me dorën mbi biblën e familjes së tij që nga viti 1893, duke u bërë kështu zyrtarisht Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më herët u betua dhe zëvendësja e tij, Kamala Harris. E gjithë ceremonia e inagurimit është zhvilluar e qetë, por me masa të rrepta sigurie. Pak orë më parë një alarm për bombë në Gjykatën e Lartë shqetësoi Gardën Kombëtare, por ishte thjesht një alarm fals.

(a.k/f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota inagurimi i biden inagurimi i biden

Sondazh

Poll

Bota 20 Janar 2021, 16:49

Betohet Joe Biden si President i SHBA-ve 

SHBA- Joe Biden është betuar si Presidenti i 46 i Sheteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë betimit të Biden të gjithë të pranishmit janë ngritur në këmbë dhe kan...