Bota

Dyshohet se dhunoi seksualisht në motel një 33-vjeçare, arrestohet 29-vjeçari në Kosovë

20 Janar 2021, 17:10 Nga DOSJA
Dyshohet se dhunoi seksualisht në motel një 33-vjeçare,

KOSOVË– Një grua është dhunuar seksualisht në një motel në rajonin e Gjilanit në Kosovë. Policia ka ndaluar një 29 vjeçar me iniciale, P.M., i dyshuar për dhunimin e D.K., 33-vjeçare.

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore të Gjilanit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, P.M, 29 vjeç.

Sipas gazetës Express, viktima dhe i dyshuari kishin kohë që janë njohur. Viktima u keqtrajtua seksualisht në motel, pasi fillimisht u lidh nga i dyshuari, i cili dyshohet se më pas kreu marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj.

Rastin e dhunimit e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, ku thuhet se viktima ka kryer ekzaminimet mjekësore.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se i njëjti në një motel ka dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima ka kryer ekzaminimet mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, njoftoi policia e Kosovës.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arrestohet 29 vjecari ne kosove dhune seksuale arrestohet 29 vjecari ne kosove dhune seksuale

Sondazh

Poll

Bota 20 Janar 2021, 16:49

Betohet Joe Biden si President i SHBA-ve 

SHBA- Joe Biden është betuar si Presidenti i 46 i Sheteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë betimit të Biden të gjithë të pranishmit janë ngritur në këmbë dhe kan...