Bota

FOTOT/ E gjithë bota me sytë nga SHBA! Barack Obama, Bill dhe Hillary Clinton ndjekin nga afër ceremoninë dhe duartrokasin p

20 Janar 2021, 16:55 Nga DOSJA

SHBA– Betimi i presidentit Joe Biden ka marrë vëmendjen e gjithë botës. Ai u betua pak  minuta  më parë si president i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikësa.

Në ceremoninë e betimit të Joe Biden, pjesëmarrësit kanë qenë të shumtë, edhe pse të kufizuar nga rregullat anti-Covid.

Presidenti Joe Biden dhe Zonja e Parë  Jill Taylor, u shoqëruan nga zv-presidentja Kamala Harris dhe burri i saj Doug Emhoff, të cilët të katërt ngjitën shkallët e Kapitolit në Shba.

Pas tyre, në ceremoni mbërriti edhe ish-presidenti Barack Obama dhe dhe ish zonja e parë Michelle Obama, të cilët ndoqën ceremoninë nga fillimi në fund. Mes tyre, ra në sy edhe prezenca e ish presidentit Bill Clinton dhe e nominuara për President të Demokratëve 2016 Hillary Clinton. Artistë, politikanë dhe njerëz të tjerë të rëndësishëm nga e gjithë bota ndoqën  betimin e presidetit të 46-të të Joe Biden-it, duke e shoqëruar gjithë ceremoninë  me duartrokitje.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota inagurimi i joe biden inagurimi i joe biden

Sondazh

Poll

Bota 20 Janar 2021, 16:49

Betohet Joe Biden si President i SHBA-ve 

SHBA- Joe Biden është betuar si Presidenti i 46 i Sheteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë betimit të Biden të gjithë të pranishmit janë ngritur në këmbë dhe kan...