Politike

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për shqyrtimin e çështjes së kontratës së Porto Romanos

20 Janar 2021, 13:11 Nga DOSJA
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për shqyrtimin e

TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën për shqyrtimin e çështjes së kontratës së Porto Romanos, në një vendim të marrë në datën 11 Janar nga 7 anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese. Kjo pasi në prill të vitit 2020, Kuvendi vendosi ndryshimin e kontratës me koncesionarin në Porto Romano.

Pas ndryshimeve, kompania “Romano Port” kërkoi në Gjykatën Kushtetuese rrëzimin e shtetës së kontratës koncesionare, megjithatë nuk u mor parasysh. Gjykata Kushtetuese rrëzoi çështjen me argumentin se ajo duhet të shqyrtohej më parë nga gjykata më të ulta e më pas palët t’i drejtoheshin organit më të lartë të drejtësisë në vend.

Shoqëria koncesionare, e cila administronte vetëm pjesën veriore të Portit, i kërkoi shtetit që të ketë në administrim dhe të shfrytëzojë të gjithë kapacitetin. Pas kërkesës së kompanisë, parlamenti e miratoi këtë koncesion me 89 vota pro, 13 kundër dhe 4 abstenim.

Por, në muajin maj presidenti Ilir Meta e rrëzoi me dekret vendimin e Kuvendit me pretendimin se shtesa në kontratë nuk sillte përfitime për shtetin, për të sjellë më pas ndryshime në kontratën koncensionare.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike porto romano porto romano

Sondazh

Poll