Aktualitet

Gonxhe: Kolaudimi i makinave nis në shkurt, taksat vjetore nuk shtyhen

20 Janar 2021, 14:20 Nga DOSJA
Gonxhe: Kolaudimi i makinave nis në shkurt, taksat vjetore nuk shtyhen

TIRANË– Kreu i Drejtorisë Rrugore, Blendi Gonxhe deklaroi se kolaudimi i makinave do të nisë në shkurt.

Gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, të mërkurën, Gonxhe u shpreh se pjesë e përfitimit të shtyrjes së vlefshmërisë së kolaudimit janë edhe qytetarët të cilëve ju skadonte në muajit e fundit të 2020, tetor, nëntor, dhjetor.  Gonxhe shtoi se përfituesit duhet të paguajnë taksat vjetore.

“Besoj në muajin shkurt do kemi njoftime të reja për shërbimin dhe publikun. Do t’i kemi bërë të munduar atë gjitha. Ky ishte një borxh që i kishim atyre që nuk i kanë amortizuar automjetet e tyre për tre muaj. Taksat nuk prasin, kamata e taksave nuk falet, kamata e taksave ecën, ju duhet ti paguani taksat. Madje është një kusht që ju jep tremujorin nga data e skadencës së kolaudimit”, tha Gonxhja.

Maksim Tashi , anëtar i Këshillit Drejtues të DPSHTRR, si edhe Kryetar i Komisionit Zyrtar RETRO – DPSHTRR tha në komision se  fuqia e këtij akti do të jetë deri në fund të qershorit.

Ky akt normativ ezurohet brenda 6 muajve të parë të këtij viti, dhe më pas i takon kodit rrugor për të bërë vlerësimin e mjeteve për vlefshmërinë e kontratës për kontrollin teknik”, tha Tashi.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet blendi gonxhe kolaudimi i makinave blendi gonxhe kolaudimi i makinave

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Janar 2021, 11:48

TIRANË– IGJEUM ka paralajmëruar reshje intensive në fundjavën që po vjen. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në pjesët e sipë...