Bota

Ivanka Trump nuk i mban lotët teksa dëgjon babanë e saj duke i dhënë lamtumirën Shtëpisë së Bardhë

20 Janar 2021, 14:46 Nga DOSJA
Ivanka Trump nuk i mban lotët teksa dëgjon babanë e saj duke i

SHBA– Teksa u largua nga Shtëpia e Bardhë duke ia lënë vendin Joe Biden-it, Donald Trumpl u zotua se do të rikthehet në  një mënyrë apo një tjetër.

Në rreshtin e parë të turmës që përshëndetën ish-presidentin e SHBA-ve, ndodhej vajza e tij,  Ivanka Trump, e cila  nuk i mbajti dot lotët. Pas saj, mbështetësit e ish-presidentit brohorisnin njëzëri ‘faleminderit Trump’.

Lamtumira i ngjante një prej tubimeve famëkeqe të fushatës Trump,  e përfunduar me ‘YMCA’, kënga për të cilën Trump u largua.

Pas pak, do të zhvillohet inagurimi si president i Joe Biden. Në ceremoni ndryshme nga herët e tjera do të marrin pjesë shumë pak njerëz, ajo do të mbahet në orën 9:00 me orën amerikane. Donald Trump nuk do të marrë pjesë në inagurim pasi ai është larguar nga Shtëpia e Bardhë, pak orë para ceremonies. Biden do të marrë pushtetin pasi siguroi 306 vota në Kolegjin Zgjedhor, ndërsa Trump humbi, duke marrë vetëm 232 vota.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota inagurimi i joe biden qan ivanka trump inagurimi i joe biden qan ivanka trump

Sondazh

Poll

Bota 20 Janar 2021, 14:34

FOTO/ Si po e pret Kapitoli inagurimin e Joe Biden

SHBA- Pak orë na ndajnë nga inagurimi i Joe Biden si President i 46-të i Shteteve Të Bashkuara, ku si rrallëherë nuk do të ketë një ceremoni tradicionale me shk...