Bota

Largohet nga Shtëpia e Bardhë/ Donald Trump i lë një letër presidentit të ri Joe Biden

20 Janar 2021, 14:44 Nga DOSJA
Largohet nga Shtëpia e Bardhë/ Donald Trump i lë një

SHBA-Donald Trump ka lënë një shënim për presidentin e ri Joe Biden. Sipas BBC, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë ka konfirmuar se presidenti në largim i ka lënë pasardhësit të tij një letër, po përmbajtja e saj nuk është bërë e ditur.

Donald Trump nuk e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve për një periudhë të gjatë, edhe në fjalët e tij të lamtumirës ai nuk e përmendi emrin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Ditën e sotme do të zhvillohet inagurimi si president i Joe Biden. Në ceremoni ndryshme nga herët e tjera do të marrin pjesë shumë pak njerëz, ajo do të mbahet në orën 9:00 me orën amerikane. Donald Trump nuk do të marrë pjesë në inagurim ai është larguar nga Shtëpia e Bardhë, pak orë para ceremonisë, ndalesa e tij e parë ka qenë Andrews ku dhe ka mbajtur fjalimin e lamtumirës, më pas ai dhe Melania është nisur drejt Floridës. Biden do të marrë pushtetin pasi siguroi 306 vota në Kolegjin Zgjedhor, ndërsa Trump humbi, duke marrë 232 vota.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump inagurimi i joe biden donald trump inagurimi i joe biden

Sondazh

Poll

Bota 20 Janar 2021, 14:34

FOTO/ Si po e pret Kapitoli inagurimin e Joe Biden

SHBA- Pak orë na ndajnë nga inagurimi i Joe Biden si President i 46-të i Shteteve Të Bashkuara, ku si rrallëherë nuk do të ketë një ceremoni tradicionale me shk...