Bota

Mbaron fjalimin e lamtumirës, Donald Trump dhe Melania nisen për në Florida

20 Janar 2021, 14:19 Nga DOSJA
Mbaron fjalimin e lamtumirës, Donald Trump dhe Melania nisen për

SHBA-Donald Trump ka mbajtur fjalimin e lamtumirës në Andrews, pasi është larguar nga Shtëpia e Bardhë. Sipas BBC, pas fjalës së tij të lamtumirës, Donald Trump dhe Melania janë larguar me avionin Air Force One, ata priten të udhëtojnë për në Florida, ku Trump do të jetojë në shtëpinë e tij të pushimit Mar-a-Lago në Palm Beach.

Ndërkohë, që Air Force One më pas do të kthehet në Maryland, ku do të jetë në dispozicion të Presidentit të ardhshëm Joe Biden.

Ditën e sotme do të zhvillohet inagurimi si president i Joe Biden. Në ceremoni ndryshme nga herët e tjera do të marrin pjesë shumë pak njerëz, ajo do të mbahet në orën 9:00 me orën amerikane. Donald Trump nuk do të marrë pjesë në inagurim ai është larguar nga Shtëpia e Bardhë, pak orë para ceremonisë, ndalesa e tij e parë ka qenë Andrews ku dhe ka mbajtur fjalimin e lamtumirës, më pas ai dhe Melania është nisur drejt Floridës. Biden do të marrë pushtetin pasi siguroi 306 vota në Kolegjin Zgjedhor, ndërsa Trump humbi, duke marrë 232 vota.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump inagurimi i joe biden donald trump inagurimi i joe biden

Sondazh

Poll