Ndihma ‘alla shqiptare’ në luftën kundër COVID-19! Boronica, ‘ilaçi’ që u përdor nga gjithë bota
20 Janar 2021, 12:39Nga DOSJA
SHQIPËRI- Procesi i vaksinimit në Ballkan, sapo ka filluar, ndërsa në Evropë është duke ecur me ritme të shpejta. Në Shqipëri për shembull, injeksionet e para të vaksinës Pfizer BioNTech u shpërndanë më 11 janar.
Por, sipas Pledgetimes, edhe pse vendi nuk ka marrë pjesë në zhvillimin e një vaksine kundër Covid-19, ai ka ndihmuar me një mënyrë tjetër, duke u marrë me kërkimin e bimëve që mund të luftojnë virusin.
Bëhet e ditur se boronica shqiptare, është përdorur nga laboratorët ndërkombëtarë për të krijuar trajtime kundër koronavirusit. Bimët medicinale janë një specialitet i vendit, pasi Shqipëria është një nga prodhuesit kryesorë në Evropë, me gati 12,000 ton të eksportuara çdo vit. 95% e bimëve medicinale të mbledhura në Shqipëri eksportohen, veçanërisht në Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara, por edhe në vendet e tjera të Evropës, si Italia ose Franca.
Viti 2020, pavarësisht nga mbyllja e kufijve, ka qenë i sukseshëm për bimët medicinale shqiptare. Eksportet kanë shënuar një rekord të ri, ku vlera e fitimit ka kaluar 50 milionë euro. Këto shifra janë një lajm i mirë për ekonominë lokale pasi kultivimi i bimëve medicinale mbështet më shumë se 100,000 të punësuar në vendin tonë. Por, këto bimë jo vetëm janë eksportuar, ato përdoren në Shqipëri nga shumë persona për shërim nga sëmundje të ndryshme.
“Pasi provuan trajtimet dhe ilaçet e përshkruara nga mjekët, njerëzit lodhen sepse nuk shohin ndonjë përmirësim. Dhe shumë po kthehen në bimë medicinale. Përveç kësaj, këto bimë janë një traditë e vendit tonë. Me to jemi trajtuar për mijëra vjet, është trashëgimia jonë,”-ka thënë Valentina Petova, e cila drejton një farmaci të vogël bimësh në qendër të Tiranës.
Nëse ilaçet bimore janë kaq të suksesshme, kjo ndodh edhe për shkak se sistemi shëndetësor nuk është në lartësinë e duhur. Sipas OBSH-së, një e treta e shqiptarëve janë të pasiguruar dhe një shumicë e popullsisë nuk i beson një sistemi shëndetësor që ata e konsiderojnë të korruptuar.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
LEZHË– Vazhdon misteri i dy shpërthimeve që u dëgjuar mbrëmjen e djeshme në Shëngjin të Lezhës. Mësohet se sot në terren ka zbarkuar edhe Ushtria dhe Forca...
Zbardhet plani i qeverisë për vaksinimin kundër COVID19, ku përcaktohen kategoritë që do të vaksinohen, fazat në të cilat do të kalojë ky proces, pikat e vaksin...
BULQIZË– Elton Debreshi, kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar në Bulqizë tashmë do të jetë kandidat i pavarur për deputet në zgjedhjet e 25 pril...
TIRANË– Arben Qalliu është përjashtuar nga KZAZ, aty ku u propozua për anëtar. Përjashtimi i tij vjen pak ditë pasi në media doli lajmi se ai ishte gjobitu...
Aktualitet20 Janar 2021, 11:48
TIRANË– IGJEUM ka paralajmëruar reshje intensive në fundjavën që po vjen. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në pjesët e sipë...
TIRANË-Helmimi nga gazi në shkollën private në Tiranë është shkaktuar nga tejmbushja e depozitës, çka ka sjellë dhe rrjedhjen e saj. Kjo është ekspe...
TIRANË- Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë dalë sot në protestë kundër “sezoneve të përbashkëta”. Ata gjithashtu kërkojnë një takim me rektorin e UMT...
TIRANË– Mediat italiane kanë zbuluar detaje të tjera lidhur me zhdukjen e biznesmenit italian Davide Pecorelli, që sipas tyre do t’i japin një kthesë vendi...
KUKËS– Në Bashkinë e Kukësit janë gjetur disa qen të helmuar. Këtë e ka bërë të ditur Besmir Billa në ‘Facebook’ aty ku përkrah postimit ka ndarë dhe fotot...