Bota

Barack dhe Michelle Obama nisin projektet e para me Netflix

1 Maj 2019, 15:53 Nga DOSJA
Barack dhe Michelle Obama nisin projektet e para me Netflix

Kompania e madhe e prodhimit Barack dhe Michelle Obama, Higher Ground Productions, njoftoi të martën se shtatë projekte kanë nisur punën me Netflix, duke përfshirë disa dokumentarë dhe një film rreth Frederick Douglass.

Ish-presidenti dhe ish-zonja e parë e SHBA-ve arritën një marrëveshje prodhimi shumëvjeçare në 2018 për të prodhuar shfaqje dhe filma për shërbimin streaming. Këto projekte kanë për qëllim fillojnë procesin.

 “Duke prekur tema si rraca dhe klasa, demokracia dhe të drejtat civile ndër të tjera, ne besojmë se këto produksione jo vetëm do të argëtojnë, por edhe do të edukojnë, frymëzojnë e do të na lidhin me njëri-tjetrin,”– tha Barack Obama.

Këto projekte do të jenë: “American Factory,” një dokumentar për një miliarder kinez i cili hapi një fabrikë në Ohio dhe punësoi dy mijë vendas.

“Bloom,” seriali dramatik për njerëzit me ngjyrë dhe diskriminim që përjetuan në industrinë e modës në New York pas Luftës së Dytë Botërore.

“Crip Camp,” një dokumentar në prodhim për një kamp veror të viteve ’70 që nxiti lëvizjen për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.

Një film mbi jetën e Frederick Douglass, përshtatur nga biografia e David W. Blight dhe një serial bazuar në rubrikën “Overlooked” të The New York Times, në të cilën kremtohen jetët e njerëzve të rëndësishëm të ndarë tashmë nga jeta, por që s’u mbuluan në kohë nga gazeta.

Sigurisht, edhe për fëmijët do të jetë seriali që tregon historinë e ushqimit. “Listen To Your Vegetables and Eat Your Parents.”

Burimi: The New York Times

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota barack obama michelle obama netflix barack obama michelle obama netflix

Sondazh

Poll