Politike

U caktua drejtues politik në Dibër, Xhelal Mziu me ambicie të madhe: Do marr fitore spektakolare. Xhaçka? Sapo mori vesh emr

20 Janar 2021, 12:06 Nga DOSJA
U caktua drejtues politik në Dibër, Xhelal Mziu me ambicie të

TIRANË– Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Dibër, Xhelal Mziu ka shprehur ambicjen e tij për një fitore spektakolare në qarkun që i është besuar. Në një prononcim për mediat, jashtë selisë së PD-së, Mziu ka treguar se për shkak edhe të origjinës së tij, do të arrijë që të sigurojë shumë vota për demokratët, duke premtuar rikthimin e rezultatit të vitit 2009.

Më tej, Mziu shtoi se ka për synim që të marrë 4 nga 5 mandate që ka qarku Dibër, ndërkohë që ka lëshuar edhe një ‘provokim’ për kundërshtaren e tij socialiste, ministren e Jashtme Olta Xhaçka. 


PJESË NGA PRONONCIMI: 

PYETJE: Keni deklaruar se keni synim që të ktheheni në krye të Bashkisë së Kamzës, a do t’ju pengojë?

Xhelal Mziu: Ambicja ime është për të maksimalizuar votat në Dibër dhe për të fituar PD-ja. Dhe asgjë tjetër nuk është peng i imi.

PYETJE: Dosja 184, a jeni përgatitur për t’u përballur me Olta Xhaçkën?

Xhelal Mziu: Jam me origjinë me Dibrën dhe kam informacione dhe ka probleme me vjedhjen e votës. Jam i gatshëm për t’u përballur me këtë sfidë dhe ta mund të keqen. Jam i sigurtë që do të marr një fitore spektakolare, për të rikthyer rezultatin e vitit 2009. Ka një frymë dhe grupet kriminale, kanë filluar që të largohen nga skena politike. Kemi synim që të marrim 4 nga 5 mandatet e këtij qarku.

PYETJE: Teknologjia në zgjedhje?

Xhelal Mziu: Është angazhimi i qeverisë. Qytetarët janë elitarë për ta dhënë në vendin e duhur.

PYETJE: Do të donit të kandidonit në Kamëz? apo më mirë në DIbër?

Xhelal Mziu: Beteja ime është që të marr fitoren e PD. Pak rëndësi ka pozicioni im. Xhaçka? Jam i sigurtë që këto tre ditë po gjen një mënyrë për t’u larguar dhe i bëj thirrje që të rrijë aty të përballet dhe të shohë më sytë e saj sesi do të humbasë.

Partia Demokratike, ka nisur prej disa ditësh procesin e caktimit të drejtuesve politikë të fushatës elektorale dhe vetëm dy ditë më parë, emri i ish-kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu, u konfirmua për në Dibër.

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike diber drejtuesit politike te pd partia demokratie xhelal mziu diber drejtuesit politike te pd partia demokratie xhelal mziu

Sondazh

Poll