Politike

Miratohet shtimi i numrit të prokurorëve të SPAK, Komisioni i Ligjeve vendos: Nga 13 do shkojnë në 20

20 Janar 2021, 12:03 Nga DOSJA
Miratohet shtimi i numrit të prokurorëve të SPAK, Komisioni i

TIRANË– Komisioni i Ligjeve ka miratuar numrin e prokuroreve të Prokurorisë së Posaçme. SPAK do të jetë me 20 prokurorë, nga 13 që ka aktualisht. Ky vendim u mor për shkak të numri të madh të dosjeve që janë për tu shqyrtuar, ndaj duheshin më shumë prokurorë.

Ky vendim i Komisionit të Ligjeve pritet të votohet në kuvend këtë të enjte.

SPAK (Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) është institucioni më i lartë hetues në vend, i cili ka zëvendësuar në vitin 2019 Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në kuadër të reformës në drejtësi.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike komisioni i ligjeve prokuroret ne spak spak komisioni i ligjeve prokuroret ne spak spak

Sondazh

Poll