Politike

“S’më del për asgjë”/ Jeta e vështirë e një pensionisti në Shqipëri, Leonidha Marleka tregon vështirësitë: Me z

20 Janar 2021, 10:09 Nga DOSJA
“S’më del për asgjë”/ Jeta e vështirë

TIRANË– Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka vizituar ditën e sotme një pensionist, i cili i ka rrëfyer lidhur me sfidat e përditshme me të cilat haset dhe që duhet t’i përballojë me paratë që merr çdo muaj nga shtetit. Leonidha Marleka është një pensionist invalid, i cili tregon se paga që merr është shumë e ulët në krahasim me shpenzimet. Sipas tij, ai merr çdi muaj 160 mijë lekë të vjetra pension, por duhet të paguajë 100 mijë lekë të vjetra qira dhe me pjesën që mbetet ( rreth 60 mijë lekë të vjetra) duhet të ushqehet, të marrë ilaçet dhe të paguajë taksat dhe shpenzime të tjera, të cilat nuk i përballon dot.


Me shumë vështirësi. Me shumë vështirësi. Shteti duhet të ndihmojë, të japë një dorë ne, për shembull, sidomos ne invalidëve që nuk jemi as në gjendje as për një punë që të bëjmë asgjë nuk bëjmë, s’jemi në gjendje. Të paktën të rrisë pensionin, të paktën,”- Leonidha Markela.

BISEDA E PLOTË E ZËDHËNËSES SË PD, INA ZHUPA, ME PENSIONISTIN LEONIDHA MARLEKA

Leonidha Markela: Quhem Leonidha Markela. Unë jam pensionist invalid. Jetoj me qira. Paguaj 100 mijë lekë këtu. Një dhomë të vogël që kam këtu. Pensioni nuk më del për asgjë. Me shumë zor e shtyj.

Ina Zhupa: Sa pension merr?

Leonidha Markela: Marr 160 mijë lekë (të vjetra).

Ina Zhupa: Domethënë, juve ju ngelen vetëm 60 mijë lekë për të mbijetuar?

Leonidha Markela: Po, për të jetuar 60 mijë lekë. Edhe me shumë zor. Çmimet janë shumë…. Vetëm të dalësh çik në pazar të blesh 2-3 gjëra të vogla, ikën 10 mijë lekëshi nuk e merr vesh fare se ça blen. Jeta shumë e vështirë, po ça të bëjmë. ilaçe marr. Ka dhe ilaçe që i blej edhe me lekë.

Ina Zhupa: Si e përballon muajin?

Leonidha Markela: Me shumë vështirësi. Me shumë vështirësi. Shteti duhet të ndihmojë, të japë një dorë ne, për shembull, sidomos ne invalidëve që nuk jemi as në gjendje as për një punë që të bëjmë asgjë nuk bëjmë, s’jemi në gjendje. Të paktën të rrisë pensionin, të paktën.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike denonicimi i ina zhupes ina zhupa leonidha markela denonicimi i ina zhupes ina zhupa leonidha markela

Sondazh

Poll