Politike

‘Greqia po rritet!’/ Zgjerimi me 12 milje në detin Jon, kryeministri Kyriakos Mitsotakis flet në KUVEND: Shtrimë “domin

20 Janar 2021, 10:01 Nga DOSJA
‘Greqia po rritet!’/ Zgjerimi me 12 milje në detin Jon,

ATHINË- Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka folur lidhur me zgjerimin me 12 milje në detin Jon, nga foltorja e Kuvendit të Greqisë. Në fjalën e tij, Mitsotakis është shprehur se me zgjerimin në det, Greqia po rritej dhe po shtonte “dominancën” e saj në det, ndërkohë që arritjen e ka ‘shitur’ si produkt të negociateve të vështira me vendet e tjera.

Mistotakis gjithashtu ka theksuar se ka marrëdhënie shumë të mira me presidentin e ri të Amerikës, Joe Biden, që sipas tij i njeh mirë punët e rajonit, ndaj së shpejti do të shikojë mundësinë për t’u zgjeruar edhe në Kretë. Sa i përket, dialogut me Turqinë, numri një i qeverisë sqaroi se do të shkonin në Stamboll, por nuk do të ishin naivë. 

“Greqia po rritet. Sot, në fillim të vitit 2021, ne po bëjmë hapin e dytë të madh. Vendi ynë shtrin ‘dominimin’ e tij në detin Jon me 12 milje. Unë e  isha njoftuar që në gusht. Dhe me të vërtetë detet tona janë dyfishuar. Greqia padyshim që mund ta ushtrojë këtë të drejtë edhe në Kretë. Por në kohë, në një mënyrë dhe në kushte që do t’i zgjedhim me kujdes. Fillimisht ne do rezervojmë të drejtën për të zgjeruar ujërat territoriale në Kretë dhe gjetkë kur ne ta zgjedhim si kohë të përshtatshme. Për herë të parë që nga aneksimi i Dodekanezit në 1947, territori Grek është zgjeruar me 10% me procedura të bazuara plotësisht në Rregullat e së Drejtës Ndërkombëtare. Doktrina e re është kombinuar me besueshmërinë tonë në BE. Po ashtu Greqia është bërë një aleat kryesor i Shteteve të Bashkuara. Bashkëpunimi ynë me qeverinë në ikje ka sjellë rezultate dhe me qeverinë e re aleanca do të bëhet më efikase. Unë e njoh Biden personalisht. Ai është një politikan me përvojë që i njeh ndjeshmëritë e rajonit. Marrëveshjet për detin janë prodhim  i negociatave të vështira. Ne po u afrohemi bisedimeve me Turqinë me optimizëm, por kemi zero naivitet,”-tha kryeministri grek. 

Projektligji u fut në Kuvend nga qeveria greke disa javë më parë, dhe Greqia tashmë pritet ta miratojë. Vendimi ka ngjallur debat në Shqipëri, ndërsa kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur kritikave duke thënë se kjo është një e drejtë e Greqisë dhe Shqipëria nuk mund të ndërhyjë dot. Marrëveshja për zgjerimin me 12 milje në Detin Jon, i jep Greqisë një sipërfaqe prej 13 mijë kilometrash katrorë më shumë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike greqia merr 12 milje nga deti jon kyriakos mitsotakis greqia merr 12 milje nga deti jon kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll