Politike

Lëvizja e radhës e Bashës në qarqe! Cakton Tomor Alizotin drejtues politik në Berat

20 Janar 2021, 11:39 Nga DOSJA
Lëvizja e radhës e Bashës në qarqe! Cakton Tomor Alizotin

TIRANË– Tjetër lëvizje e Partisë Demokratike në qarqe. Demokratët kanë zyrtarizuar emrin e të deleguarit politik në qarkun e Beratit, dhe bëhet fjalë për Tomor Alizotin! Ky i fundit do të drejtojë kandidatët demokratë, për të marrë sa më shumë vota në një prej “bastioneve” të të majtës dhe Partisë Socialiste.

Partia Demokratike, ka nisur prej disa ditësh procesin e caktimit të drejtuesve politikë të fushatës elektorale, teksa nga zgjedhjet e 25 prillit na ndajnë më pak së 100 ditë. Deri më tani janë bërë me dije emrat e drejtuesve në Lezhë, Elbasan, Durrës, Dibër, Korçë dhe Vlorë, Lezhë dhe Fier.

Xhelal Mziu është caktuar drejtues politik i PD-së në Dibër, ndërsa pak më herët në krye të demokratëve në Korçë është vendosur Edmond Spaho. Elbasani është në “duart” e Gazment Bardhit, ndërsa në Durrës do të jetë Edi Paloka.

Në Vlorë, PD dhe Basha ia kanë besuar fushatën ish-kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, në Shkodër është vendosur Helidon Bushati, ndërsa në Fier është caktuar ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj. Ndërsa deri më tani PD-ja, nuk ka publikuar emrat e drejtuesve politik në Kukës dhe Gjirokastër.

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike drejtuesit politike te pd tomorr alizoti drejtuesit politike te pd tomorr alizoti

Sondazh

Poll