Aktualitet

Përplasi për vdekje të miturën, ‘arrest me burg’ për shoferin Alban Guri, dëshmia: Godita diçka me pasqyrë, s’e pa

20 Janar 2021, 10:04 Nga DOSJA
Përplasi për vdekje të miturën, ‘arrest me burg’

TIRANË– Alban Guri, shoferi që përplasi për vdekje me makinë 6-vjeçaren Ambra Petali, në derë të shtëpisë në Tiranë disa ditë më parë është lënë në masën e sigurisë “arrest me burg”. Gjatë seancës, Guri ka zgjedhur që të heshtë, ndërsa para efektivëve të Policisë së Shtetit pretendoi se nuk e kishte parë çfarë kishte shkaktuar.

Sipas tij, kishte ndjerë që goditi diçka me pasqyrën e tij, por nuk kishte ndaluar që të shikonte se çfarë dhe ishte larguar nga vendi i ngjares, duke lënë pas të miturën.

Godita diçka me pasqyrë, s’e pashë se ç’a ishte dhe u largova,”-mësohet se është shprehur ai.

Bazuar në informacionet e Policisë, Guri rezulton të jetë i dënuar edhe më parë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

6 vjeçarja është aksidentuar tre ditë më parë në derë të shtëpisë. Pasi është përplasur nga mjeti i Gurit, ajo është dërguar me urgjencë në spital por nuk ka mundur që t’i mbijetojë plagëve të marra.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alban guri alban guri

Sondazh

Poll