Politike

‘Nuk merret kryetari me personat’/ Dashamir Shehi sqaron përse Lulzim Basha nuk përmend emrat e oligarkëve

20 Janar 2021, 07:55 Nga DOSJA
‘Nuk merret kryetari me personat’/ Dashamir Shehi sqaron përse

TIRANË– Kryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ishte i ftuar ditën e djeshme në emisionin ‘Top Talk’ prej nga akuzoi qeverinë Rama pasi sipas tij drejtohet nga oligarkët. Këto akuza janë ngritur dhe nga vetë Lulzim Basha dhe për këtë Shehi u shpreh se nuk është detyra e tij që të thotë se cilët janë këto oligarkë.

“Nuk është në detyrë të kryetarit të partisë të thotë emrat e oligarkëve. Emrat e oligarkëve duhet t’i thonë ata që merren me hetimet, prokurorët, opinionistët, gazetarët, jo Basha. Ne e trajtojmë luftën me oligarkët si fenomen, nuk merret kryetari i partisë me personin, sepse do të quhej ndërhyrje”.

Më tej Shehi u shpreh se janë një grup i madh kolegësh që e dinë se rreziku që iu është bërë Shqipërisë është i madh dhe për këtë gjë duhet të bashkëpunojnë që të pengojnë mandatin e tretë për qeverinë Rama.

Nuk jemi grup i kristaltë, por jemi një grup kolegësh që e kanë kuptuar që rreziku për Shqipërinë është shumë i madh dhe përtej diferencave që kemi ia vlen të bashkohemi. Duhet të bashkëpunojmë për të penguar mandatin e tretë për qeverinë Rama, sepse kjo do t’i jepte fund demokracisë”.

Brenda javës të ardhshme do të publikohen listat e kandidatëve të PD-së, tha më tej Shehi.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dashamir shehi lulzim basha dashamir shehi lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 19 Janar 2021, 19:32

TIRANË– Nëna e ish- Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro ka humbur jetën ditën e sotme. Lajmin e trishtë për humbjen e madhe e ka bërë vetë Kumbaro ditën ...