Politike

Sondazhi i Rtv Ora: Femrat dhe mosha mbi 54 vjeç janë më të interesuar për zgjedhjet e 25 prillit

19 Janar 2021, 21:01 Nga DOSJA
Sondazhi i Rtv Ora: Femrat dhe mosha mbi 54 vjeç janë më

TIRANË-Në sondazhin e parë kombëtar nga Antonio Notto dhe Rtv Ora për zgjedhjet e 25 prillit, pyetjes “Pavarësisht nga gjithçka, a mendoni se zgjedhjet politike të vitit 2021 do të jenë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë apo jo?, 82.1% e meshkujve të pyetur mendojnë se po, 12.4% jo dhe 5.5% thonë “nuk e di”, pra janë të pavendosur.

Në ndryshim, femrat që i vlerësojnë të rëndësishme këto zgjedhje janë më të shumta në numër, 88.7% thonë po, 5.0% jo dhe 6.3% thonë nuk e di.

Lidhur me moshën, më të painteresuar për zgjedhjet janë mosha 35-54 vjeç me 81.1% dhe më të interesuarit janë ata mbi 54 vjeç me 89.0%.

Edhe numrin më të lartë të të pavendosurve e ka grupmosha mbi 54 vjeç, 7.1% ndërsa numrin më të ulët e ka grupmosha 18-24 vjeç me 3.8%.

Marre nga: Oranews 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sondazhi nga antonio notto sondazhi nga antonio notto

Sondazh

Poll

Politike 19 Janar 2021, 19:32

TIRANË– Nëna e ish- Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro ka humbur jetën ditën e sotme. Lajmin e trishtë për humbjen e madhe e ka bërë vetë Kumbaro ditën ...