Politike

Kryemadhi nga Vora: Të rinjtë ikin në shtëpia bari dhe përfundojnë brenda, paguajnë 20 mijë paund për tu larguar

20 Janar 2021, 08:08 Nga DOSJA
Kryemadhi nga Vora: Të rinjtë ikin në shtëpia bari dhe

VORË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ishte mëngjesin e sotëm në Vorë prej nga ka zhvilluar një takim me të rinj dhe banorë të zonës. Gjatë bashkëbisedimit Kryemadhi dëgjoi shqetësimet e banorëve prej nga tha se programi i LSI-së do e shpëtojë Shqipërinë nga kriza ku është futur. Një ndër pikat që kryetarja e LSI-së preku ishte dhe largimi i të rinjve nga vendi për të cilët tha se disa prej tyre përfundojnë në burg pasi merren me shtëpia bari.


‘Të rinjtë ikin në shtëpia bari sot dhe përfunojnë brenda, paguajnë 20 mijë paund për tu larguar dhe pastaj…Ka rënë konsumi i ushqimit pasi familjarët nuk kanë mundësi të paguajnë. Në momentin që çdo gjë është vetëm në rritje, normal që biznesi do falimetojnë. Këtu ke biznese oligarkësh që kanë marrë para. Nuk ka asgjë më të turpshme se drejtori ekzekutiv i bankës në Fier që mori para nga paga e luftës.- u shpreh Kryemadhi.

Në takim me Kryemadhin ishin edhe përfaqësues të LSI-së në Vorë me të cilët Kryemadhi ka diskutuar edhe për strategjinë e fushatës elektorale.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi ne vore monika kryemadhi ne vore

Sondazh

Poll

Politike 19 Janar 2021, 19:32

TIRANË– Nëna e ish- Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro ka humbur jetën ditën e sotme. Lajmin e trishtë për humbjen e madhe e ka bërë vetë Kumbaro ditën ...