Aktualitet

Gazetari nxjerr fotot nga grabitja në SHBA: Si u mobilizua menjëherë policia, 3 helikopterë monitoruan zonën (VD)

2 Maj 2019, 06:08 Nga DOSJA
Gazetari nxjerr fotot nga grabitja në SHBA: Si u mobilizua

Tiranë– Gazetari Flamur Vezaj ka treguar sesi ka ndodhur një vjedhje banke në Boston të SHBA-së, një ditë më parë, aty ku jeton edhe aktualisht gazetari.

Vezaj shprehet se pasi ka grabitur bankën, autori në rrugë me çantë në dorë është goditur nga një kalimtar dhe i ka rënë çanta. Menjëherë sipas tij, është mobilizuar edhe policia dhe 3 helikopterë kanë monitoruar zonën.

“Më interesantja ishte fakti se policia i bëri thirrje qytetareve të zonës të rrinë mbyllur në shtëpi dhe të gjithë vendet publike (dyqane etj) u vendosen nën kontroll nga stafi i sigurisë për të mos lejuar hajdutin qoftë të strehohet apo edhe të marr ndonjë peng gjatë arratisjes!”, shprehet ai.

Gazetari ka treguar sesi në pak minuta është zbardhur ngjarja dhe është shprehur se me këtë rast ka dashur të bëjë një krahasim me atë çka ndodhi më 9 prill në Rinas.

Foto nga grabitjes së bankës në Boston

Reagimi:

Hajduti dhe shteti!
##
Ky qe shikoni ne foto sot grabiti nje dege banke me arme dhe u largua por duke u ndjek nga policia! Ne ikje e siper nje kalimtare i rastesishem e godet duke ia humbur ekuilibrin dhe canta qe kishte vjedhur i ra nga duart dhe vazhdoi arratisjen! Por ajo qe me beri pershtypje eshte fakti se grabitesi tenton te ndalet nga kalimtari, policia publikoj foton e tij brenda pak minutave duke kerkuar ndihme nga qytetaret dhe ajo me interesantja ishte fakti se policia i beri thirrje qytetareve te zones te rrine mbyllur ne shtepi dhe te gjithe vendet publike (dyqane etj) u vendosen nen kontroll nga stafi i sigurise per te mos lejuar hajdutin qofte te strehohet apo edhe te marr ndonje peng gjate arratisjes! Vec bllokimit dhe kontrollit te zones ku ndodhi grabitja 3 helikopter po monitoronin zonen!
#Ouuu me falni se ju lodha, kot edhe une cfare krahasimi desha te bej
P.S. foto e bankes nga jashte jane te miat se me ndjekin vendngjarjet te komenti pare videon. 

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet flamur vezaj grabitja e bankës shba grabitja ne rinas flamur vezaj grabitja e bankës shba grabitja ne rinas

Sondazh

Poll