Aktualitet

Shkodër/ I dehuri terrorizon lagjen “Kiras”, qëllon me armë në ajër. Policia e gjen të shtrirë

1 Maj 2019, 20:49 Nga DOSJA
Shkodër/ I dehuri terrorizon lagjen “Kiras”, qëllon me

SHKODËR– Banorët e lagjes “Kiras” në Shkodër janë terrorizuar mbrëmjen e sotme nga disa të shtëna me armë zjarri.

Dosja.al mëson se banorët e zonës kanë njoftuar policinë, dhe për ngjarjen në fjalë është arrestuar një 20-vjeçar, i identifikuar si Petrit Isaj.

Isaj është gjetur i shtrirë në lagjen “Kiras” dhe në gjendje të dehur. Pas kontrollit nga policia, 20-vjeçarit ju gjet një armë zjarri me të cilën mendohet të ketë shtënë.

Arma është sekuestruar, ndërsa Isaj është shoqëruar në polici.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arme zjarri shkoder arme zjarri shkoder

Sondazh

Poll