Aktualitet

Qytetari denoncon Air Albania: Paguan për Turkish Airlines, por dëgjon vetëm turqisht

1 Maj 2019, 20:51 Nga DOSJA
Qytetari denoncon Air Albania: Paguan për Turkish Airlines, por dëgjon

TIRANË- Një qytetar ka publikuar një denoncim në Facebook, ku shkruan se shërbimi i Air Albania nuk është cilësor. Ai shkruan se me bileta paguhet për Turkish Airlines, por është i detyrayr që të udhëtoj me Air Albania.

“Nëse Air Albania është me të vërtetë një kompani shqiptare, përse shumica e (anunçimeve) lajmërimeve në bordin e avionit, bëhet fillimisht në turqisht dhe pastaj në anglisht? Shqip flitet vetëm për t’u thënë pasagjerëve të lirojnë korridorin (para nisjes) apo që të mos çohen, sepse avioni nuk ka ndaluar ende (pas mbërritjes)”, shkruan Briken Fejzullai ndër të tjera në denocimin e tij.

POSTIMI I PLOTË

Status me dy pjesë

Pjesa 1

Edhe në aeroportin e ri të sapo bërë “sefte” të Stambollit, i cili me sy të lirë, më duket katërfishi i gjigandit Ataturk, njësoj si në 99.9% të aeroporteve që operojnë direkt me Shqipërinë; “Gate” për Tiranë, është në cepin më të largët, poshtë, në fund fare, pas Gate-eve për Mogadishu, Baghdad, Dar Al Salam apo Tunisi… ku duhet të marrësh si gjithmonë autobusin, i shtypur si sardele, për të bërë 20 minuta rrugë, për të avioni.

Dhe ti kujtohesh që pasaporta jote, vlen më pak se diploma e blerë, e një drejtori Rlindas.

Pjesa 2

Tani disa pyetje të sinqerta kisha unë, si një pasagjer që ndihet i tallur… përpos krenarisë fillestare, për të parë në qiell një avion me ngjyrat e flamurit:

1- Nëse unë biletën e pres me Turkish Airlines dhe paguaj çmimin e plotë të saj për të marrë shërbimin e shkëlqyer që Turkish ofron, përse fluturimin duhet ta bëj të detyruar, me një kompani loë cost e cila që në emërtim, marketon një shërbim të reduktuar?

2- Nëse Air Albania është me të vërtetë një kompani shqiptare, përse shumica e (anunçimeve) lajmërimeve në bordin e avionit, bëhet fillimisht në turqisht dhe pastaj në anglisht? Shqip flitet vetëm për t’u thënë pasagjerëve të lirojnë korridorin (para nisjes) apo që të mos çohen, sepse avioni nuk ka ndaluar ende (pas mbërritjes).

3- Përse duke qenë kompani shqiptare, të gjitha produktet në bord janë turke? Nuk kemi ne fabrikë Coca Cola, uji natyral apo qoftë edhe kosi të lëngshëm apo “dhalle” që duhet të përdorim ato të sivllaut të Edvinit?

4- Që kur ne, nuk qenkemi më një vend laik, me tolerancë në besime të ndryshme fetare?

5- E fundit, por jo më pak e rëndësishme:

Përse, e quajnë loë cost kur nuk është e tillë, jqr?

Ps. Gjithsesi, të dëgjosh:

“Hello ladies and gentlemen! My name is Bujar and i am the cabin chief” is just PRICELESS!

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet air albania denoncimi i qytetarit sherbimi i air albania air albania denoncimi i qytetarit sherbimi i air albania

Sondazh

Poll