Aktualitet

Varroset gruaja në Memaliaj, s’pranohen të afërmit e burrit që e vrau me levë

1 Maj 2019, 17:42 Nga DOSJA
Varroset gruaja në Memaliaj, s’pranohen të afërmit e burrit

TEPELENË– Antoneta Hoxha, gruaja e cila u vra nga bashkëshorti i saj me levën e kazanit të rakisë është përcjellë për në banesën e fundit pasditen e sotme.

Dosja.al mëson se familjarët e të ndjerës nuk kanë pranuar që në ceremoninë e varrimit të marrin pjesë të afërmit e bashkëshortit Skënder Hoxha.

Një ditë më parë, në fshatin Vangalat ku çifti jetonte bashkë me 4 fëmijët, Skënderi vrau gruan e tij me levën e kazanit të rakisë. Ai e dhunoi atë duke i lënë plagë të pafundme në trup dhe e la të vdiste në gjendje agonie teksa Antoneta i kërkonte ndihmë pasi ishte ende gjallë.

Hoxha tentoi të fshehë krimin, por pas disa orësh pyetjeje në hetuesi pranoi gjithçka. Burri është shprehur se 53-vjeçarja e tradhtonte me një burrë më të ri, 45 vjeç, gjë që sipas tij e ka detyruar të kryente krimin makabër.

Fqinjët që e gjetën të pajetë thanë se ata ishin një familje e qetë, ndërkohë që gruaja është gjetur e mbuluar në gjak.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet antoneta hoxha memaliaj skender hoxha tepelenë antoneta hoxha memaliaj skender hoxha tepelenë

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Maj 2019, 12:51

TIRANË- Drejtori i Institutit të krimeve të Komunizmit Agron Tufa, ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka sqaruar akuzat dhe ofendimet që i janë bërë prej de...