Aktualitet

E ruajti para ekzekutimit, kush është Arben Xhetani dhe roli i tij në vrasjen e ish-policit

1 Maj 2019, 15:40 Nga DOSJA
E ruajti para ekzekutimit, kush është Arben Xhetani dhe roli i

TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar Arben (Tirana) Xhetani, personi që dyshohet se ka bashkëpunuar për vrasjen e ish-policit Arben Bilali në 30 janar të 2019-së. Gazeta Mapo mëson se Arben Xhetani jo vetëm u ka siguruar makinën autorëve të krimit, por dyshohet se ka ruajtur edhe ish-policin para ekzekutimit. Xhetani ka parë lëvizjet e Arben Bilalit, mesditën e 30-janarit, kur ai sapo kishte dalë nga banesa.

Arben Xhetani ka qënë më parë i ndaluar dhe shoqëruar për disa ngjarje të tjera kriminale që kanë ndodhur në Tiranë dhe Durrës. Xhetani është arrestuar disa vite më parë për një sasi droge. Gjithashtu ai është ndaluar edhe për një sherr që ka ndodhur në kryeqyet, por i ka shpëtuar dënimit.

Arben Xhetani dyshohet se ka lidhje me një grup kriminal në Tiranë dhe është porositur për të gjetur makinën e autorëve, pikërisht nga ky grup. Policia e Tiranës tregohet e rezervuar për emrin e Arben Xhetanin, por Gazeta Mapo mëson se ai është shoqëruar edhe për një ngjarje kriminale që ka ndodhur në Durrës, por nuk u gjetën prova./Marrë nga Mapo.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben bilali arben xhetani vrasja e ish-policit arben bilali arben xhetani vrasja e ish-policit

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Maj 2019, 12:51

TIRANË- Drejtori i Institutit të krimeve të Komunizmit Agron Tufa, ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka sqaruar akuzat dhe ofendimet që i janë bërë prej de...