Politike

Partia Socialiste rikthen Valdrin Pjetrin, ish-kryebashkiaku i Shkodrës bëhet pjesë e shtabit elektoral në Elbasan

19 Janar 2021, 18:47 Nga DOSJA
Partia Socialiste rikthen Valdrin Pjetrin, ish-kryebashkiaku i Shkodrës

ELBASAN– Partia Socialiste i ka hapur sërish dyert për Valdrin Pjetrin, ish-të zgjedhurin si kryebashkiak në Shkodër, të cilit nuk i doli koha as të betohej pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

Valdrin Pjetri, pasi gjykata rrëzoi akuzat e ngritura ndaj tij për fshehjen e një dënimi në Itali në formularin e dekriminalizimit, është pjesë e shtabit elektoral në Elbasan, në pozicion teknik.

Siç shihet edhe në fotot e publikuara nga Dosja.al, Pjetri është ulur në tavolinë me anëtarët e selisë rozë në Elbasan, vetëm tre muaj larg zgjedhjeve të 25 prillit.

Më 19 dhjetor të vitit të shkuar, Gjykata e Tiranës mbylli zyrtarisht hetimet për Valdrin Pjetrin. Sipas organittë akuzës, ish-kryebashkiaku i Shkodrës nuk e deklaronte dot dënimin e tij për shkak se kështu ishte vendosur nga gjykata italiane.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elbasan valdrin pjetri valdrin pjetri ne elbasan elbasan valdrin pjetri valdrin pjetri ne elbasan

Sondazh

Poll