Politike

Dorëzon çelësat e dy shtëpive/ Rama nuk kursen batutat me qytetarët në Zall Herr: Mbaj gruan afër, se pa të je si…

19 Janar 2021, 17:26 Nga DOSJA
Dorëzon çelësat e dy shtëpive/ Rama nuk kursen batutat me

TIRANË– Kryeministri, Edi Rama, pasditen e sotme ka qenë në Zall Herr të Tiranës, ku dhe u ka dorëzuar çelësat eshtëpive të rindërtuara pas tërmetit të 26- nëntorit, 2 familjeve.

Rama i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, teksa ka thënë se nga 10 023 familje që ishin në çadra në shkurt 2020 sot janë vetëm 865 familje, nuk ka kursyer as batutat me familjarët që u ka dorëzuar çelësat. Kryefamiljarit të njërës nga shtëpitë, i ka thënë që të mbaj mirë gruan pasi pa të sipas Ramës ai është si shtëpia që u shemb nga tërmeti.

“Shkurtin e kaluar ishin në çadra 10.023 familje sot janë 865 dhe pakësohen javë pas jave – ashtu si mijëra të tjerë që presin të kthehen në apartamentet e reja edhe këto 865 familje marrin çdo muaj bonusin e qerasë, por kanë zgjedhur të qëndrojnë pranë truallit të shtëpisë së prishur në fshat, për arsye të punës me tokën, të kujdesit për gjënë e gjallë apo thjesht për zgjedhjen e tyre. Kënaqësi që mundëm të krijonim kushte shumë më të mira nga sa ishin më parë për familjet e prekura nga tërmeti. Gëzim gruan mbaje mirë se pa të je si shtëpia që të shembi tërmeti. Ata që i marrin të gjitha për një ditë, i humbin të gjitha për një natë”, tha Rama gjatë bashkëbisedimit me qytetarët.”- ka thënë Rama.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll