Aktualitet

Aksidenti tragjik në Rubik, e mbijetuara Violeta ‘fut në sherr’ familjarët për kujdestarinë e saj, vajza e Blerimit nga

19 Janar 2021, 15:50 Nga DOSJA
Aksidenti tragjik në Rubik, e mbijetuara Violeta ‘fut në

ZVICËR– Violeta Avdiaj, e vogla që mbijetoi në aksidentin tragjik në Rubik ku humbi prindërit dhe vëllain, nuk di se në duart e kujt do ta kalojë jetën e saj. Në një prononcim për “Shqipëria live”, motra e Blerim Avdiajt që vdiq në aksident dhe Zhaneta, vajza që Blerimi ka pasur me gruan e parë, u shprehën se duan ta marrin të voglën në Zvicër dhe ta kenë ato në kujdestari.

Por, siç treguan vajzat, kanë hasur në kundërshtinë e familjarëve të vajzës, nga ana e të ëmës që vdiq në aksident, Anjeza.

Ne duam ta marrim motrën tonë në Zvicër, është gjaku jonë. Por, kemi frikë sepse nuk i njohëm të afërmit e Anjezës. Ne jetojmë në Zvicër dhe nuk kemi pasur kontakte me ta,”– thotë Argentina Avdiaj.

Kjo e fundit tregoi se udhëtimi është bërë për të marrë Klejdin, dja;in që Anjeza kishte me burrin e saj të parë, por që fatkeqësisht u shuan të dy në aksident.

“Shkuan të marrin Klejdin, kishin bërë dokumentet, ishte djali që Anjeza kishte me burrin e saj të parë. Si familje kemi shkuar gjithmonë shumë mirë, nuk kemi pasur asnjë problem, ishim shumë të lumtur,”- tha Argentina, duke shtuar se janë ende në shok, pasi Blerimi ishte gjithmonë një person i kujdesshëm në timon dhe jepte jetën për familjen e tij.

“Ai jepte jetën për familjen e tij, ka qenë gjithmonë i kujdesshëm. Kishte plane, tu paguante shkollat fëmijëve dhe tu jepte drejtim në jetë. Ne s’kemi pasur mundësi të shohim Violetën, nuk na lënë njerëzit e Anjezës. E duam shumë,”– shtoi më tej Arbengina.

“Ne e duam, jemi vetëm ne tani, kemi humbur gjithçka, prindërit dhe duam që fëmijët të jemi bashkë, është gjaku ynë. Nuk ka shans që të shkojmë ta takojmë, nuk është ende mirë. Ka bërë operacione dhe s’është kuruar mjaftueshëm,”– shtoi Zhaneta.

Aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e 14 janarit kur Blerimi, Anjeza, Kleidi, Medina dhe Violeta udhëtonin në Rubik, në drejtim të Tiranës, nga ku do të niseshin për në Zvicër. Përplasja me një kamion bënë që katër prej tyre të humbnin jetën dhe të mbijetonte vetëm Violeta.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti ne rubik anjeza avdiaj blerim avdiaj violeta avdiaj aksidenti ne rubik anjeza avdiaj blerim avdiaj violeta avdiaj

Sondazh

Poll