Bota

U FILMUAN FSHEHURAZI! Mjekët e Wuhan pranojnë se kanë gënjyer mbi koronavirusin: E dinim që ishte vdekjeprurës dhe po për

19 Janar 2021, 11:30 Nga DOSJA
U FILMUAN FSHEHURAZI! Mjekët e Wuhan pranojnë se kanë

KINË– Mjekët kinezë janë filmuar fshehurazi duke pranuar se e dinin se sa i rrezikshëm ishte koronavirusi kur filloi të bënte namin në Wuhan, por thonë se iu tha që të gënjejnë për këtë. Profesionistët mjekësorë në Wuhan thonë se ata dinin për vdekjet nga virusi që në Dhjetor 2019, por ishte mesi i Janarit para se Kina të informonte për herë të parë OBSH-në për një fatalitet.

Ata gjithashtu kuptuan që virusi po kalonte mes njerëzve, por spitaleve u tha të mos thoshin të vërtetën dhe thirrjet për të hequr dorë nga festimet e Vitit të Ri Hënor u refuzuan sepse autoritetet donin të paraqisnin një shoqëri harmonike dhe të prosperuar.  

Kjo vjen në mes të presionit në rritje ndaj Kinës pasi një panel i mbështetur nga OBSH tha të Hënën se Pekini ishte shumë i ngadaltë për t’iu përgjigjur shpërthimit, disa ditë pasi SH.B.A. publikuan pretendime të reja që sugjeronin se virusi mund të kishte rrjedhur nga një laborator i Wuhan.

Një mjek tha:- ‘’Në të vërtetë, në fund të dhjetorit ose fillim të janarit, i afërmi i dikujt që unë njoh vdiq nga ky virus. Shumë nga ata që jetonin me të ishin gjithashtu të infektuar, duke përfshirë njerëz që njoh. ‘’ 

Deri në 12 Janar, OBSH po thoshte se nuk kishte prova të qarta të transmetimit nga njeriu në njerëz dhe tha se ishte siguruar për cilësinë’e reagimit të Kinës.

Por një mjek kinez tha: – ‘’Të gjithë ne menduam se nuk duhet të kishte asnjë dyshim për transmetimin nga njeriu në njeri.’’

Kina së pari informoi OBSH-në për 27 raste të sëmundjes së atëhershme të panjohur më 31 Dhjetor 2019, pa raportuar vdekje deri në mes të Janarit. Por mjekët kinezë të filmuar fshehurazi nga një gazetar thonë se ata e dinin më parë se virusi ishte vdekjeprurës. Sipas një tregimi, mjekëve që morën pjesë në një takim spitali iu tha të mos flisnin për natyrën e vërtetë të ngjitjes.

‘’Ne e dinim këtë virus të transmetuar nga njeriu në njeri. Por kur morëm pjesë në një takim spitali, na thanë të mos flisnim. Udhëheqësit e provincave u thanë spitaleve të mos thoshin të vërtetën.’’ – tha një mjek.

Deri në 21 Janar, kur OBSH lëshoi ​​raportin e parë të situatës mbi virusin, sëmundja kishte infektuar të paktën 278 njerëz në Kinë dhe ishte përhapur në tre vende të tjera.  Sipas DailyMail, dëshmia e profesionistëve mjekësorë të Wuhan mbështetet nga virologë kryesorë, përfshirë specialistin e sëmundjeve infektive Dr Yi-Chun Lo, zëvendës drejtorin e përgjithshëm të Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve në Tajvan.

Ai tha: -‘’Menaxhimi i hershëm i shpërthimit ishte thjesht një rrëmujë, një dështim. Unë mendoj se pandemia mund të ishte shmangur në fillim nëse Kina ishte transparente në lidhje me shpërthimin dhe do të siguronte shpejt informacionin e nevojshëm për botën.’’

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll