Aktualitet

Atentati i dështuar ndaj biznesmenit Artjan Bylyku/ Artan Hoxha publikon PAMJET: U bë me minë të telekomanduar, autori qënd

18 Janar 2021, 18:57 Nga DOSJA
Atentati i dështuar ndaj biznesmenit Artjan Bylyku/ Artan Hoxha publikon

TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ditën e sotme ka publikuar, pamjet e atentatit që iu bë biznesmenit, Artjan Bylykut më 18 tetor të vittit 2019, ku shënjestra ndaj beznesmenit,  shpëtoi mrekullisht. Hoxha teksa ka publikuar videon e ngjarjes që ka ndodhur  tek zona e njohur si ish-“Frigoriferi”, në kryeqytet ka thënë se atentati ka qenë me minë të telekomanduar.

Në pamjet e publikuara nga gazetari tregoheet dhe e gjithë dinamika e ngjarjes.  Hoxha tregon se në vidoe duket momenti kur biznesmeni ka aktivizuar makinën dhe ende pa hipur në të ka ndodhur shpërthimi. Personi që ka kryer atentatin ende nuk është identifikuar, ndërkohë Hoxha thotë se autori i ngjarjes dyshohet se është nga periferia e Tiranës. Ndër të tjera Hoxha ka thënë se autori ka qënruar në skenën e ngjarjes edhe pas shpërthimit.

“Kemi të bëjmë me atentat me minë të telekomanduar në mes të Tiranës. Shpërthimi ka ndodhur në një moment ku edhe ka pasur njerëz. Automjeti ishte një tip “Audi”, eksplozivi ishte i vendosur poshtë dhe ishte i komanduar. Ekzekutori është në skenën e krimit dhe ka pamje vizive të atentatit. Në video duket momenti kur biznesmeni ka aktivizuar makinën dhe ende pa hipur në të ka ndodhur shpërthimi pa hipur në makinë. Një person, ndalon shikon grumbullin e njerëzve, sheh nëse e ka goditur apo jo objektivin dhe ecën duke shkuar pas një kabinë elektrike duke u fshehur. Ky personazh ende nuk është identifikuar edhe pse janë tashmë disa të dhëna. Dyshohet një grup me pagesë, një pjesëtar i së cilës dyshohet se është nga periferia e Tiranës. Pra edhe në atentatin e Preng Gjinit edhe në atentatin e biznesmenit, duket si skenë filmi , por në të dyja rastet kamerat e sigurisë na ofrojnë dinamikën se si ka ndodhur ngjarja dhe shihet se pavarësisht kësaj autoritetet e kanë të vështirë për të kapur ekzekutorin”, tha Hoxha.

Artjan Bylyku, kunati i Domart Konjarit që është shpallur në kërkim për vrasjen e Devi Kasmit më 18 tetor të vitit 2019 ka rënë pre e një atentati, nga i cili shpëtoi mrekullisht. Rreth orës 07:45, Bylyku shkoi të hapte derën e automjetit të tij tip “Benz”, që ishte parkuar pranë një pallati në rrugën “Ramazan Bigdani”, dhe makina shpërtheu në flakë.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentati ndaj artjan bylykut atentati ndaj artjan bylykut

Sondazh

Poll