Aktualitet

A do të rikthehen studentët në auditore? Kushi u përgjigjet studentëve: Vendimet i përkasin Komitetit të Ekspertëve

18 Janar 2021, 18:14 Nga DOSJA
A do të rikthehen studentët në auditore? Kushi u përgjigjet

TIRANË – Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka takuar pasditen e sotme rektorët e universiteteve publike lidhur me mësimin online.

Kushi iu është përgjigjur studentëve të cilët kerkojnë hapjen e auditorëve, se ky vendim i përket vetëm Komitetit të Ekspertëve.

Ndër të tjera, ministrja shkruan se  Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë po përgatit një sondazh vlerësues për evurinë e mësimit online në të gjitha universitetet

Postimi i Ministres Kushi:

Sot i dëgjova me shumë vëmendje rektorët e universiteteve publike mbi një sërë çështjesh që prekin arsimin e lartë, ndërsa u njoha nga afër edhe me përvojën e deritanishme të secilit institucion rreth zhvillimit të mësimit “online”.

Për shkak të përvojës së krijuar tashmë dhe masave të ndërmarra, universitetet po performojnë më mirë në krahasim me semestrin e dytë të vitit të kaluar akademik. Gjithsesi, për të pasur një panoramë më të plotë,

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë  është duke përgatitur një  sondazh vlerësues për ecurinë e mësimit “online” për të gjitha universitetet.

Teksa u shpreha para rektorëve se MASR po ndjek nga afër edhe praktikat më të mira të vendeve më të zhvilluara, nënvizova gjithashtu se vlerësimi i situatës dinamike të pandemisë dhe vendimmarrjet përkatëse i përkasin si përherë Komitetit të Ekspertëve. Në këtë kuadër, kërkova sërish shumë mirëkuptim e fleksibilitet nga çdo institucion i arsimit të lartë, e mbi të gjitha garantimin e mësimdhënies sa më cilësore në kushtet e pazakonta që po kalojmë.

Ky reagim i Kushit vjen pasi studentët kanë bërë peticion drejtuar ministrisë së Arsimit, Shëndetësisë dhe Kryeministrit për rikthimin në auditorë. Studentët kërkojnë hapjen e auditorëve për seminaret, praktikat dhe laboratorët. Të rinjtë shprehen se më shumë se 80% e studentëve kërkojnë që mësimi të rikthehet në auditore.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet evis kushi mesimi online evis kushi mesimi online

Sondazh

Poll