Aktualitet

Aksident në Tiranë/ Përplasen dy makina, plagosen tre persona, mes tyre dhe të mitur 

18 Janar 2021, 18:56 Nga DOSJA
Aksident në Tiranë/ Përplasen dy makina, plagosen tre persona,

TIRANË- Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona. Policia bën me dije se në aksident janë përfshirë dy makina ku njëra drejtohej nga personi me iniciale A. Ç, ndërkohë makinën tjetër ku kishte dhe dy pasagjer drejtohet nga shoferi me iniciale G. H.

Mësohet  se mes të plagosurve është ka dhe të mitur por për fat të mirë të tre ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI: 

Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 18.01.2021, rreth orës 18:40, në rrugën “Llambi Bonata”, janë përfshirë në përplasje mjetet me drejtues ​ A. Ç me ​ ​mjetin me drejtues G. H dhe me pasagjer shtetasit e mitur me iniciale M.H dhe G.H. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 shtetas, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane aksident ne tirane

Sondazh

Poll